Politike

Spahiu e ngacmon për vilën e Bashës, përgjigjet Salianji: Propagandë, pallate s’ka askund

Spahiu e pyeti për pallatet në Vlorë dhe vilën që ka marrë në Lundër Lulzim Basha. Ervin Salianji këtë e konsideroi këtë një propagandë.
Featured image of article: Spahiu e ngacmon për vilën e Bashës, përgjigjet Salianji: Propagandë, pallate s’ka askund Ervin Salianji

TIRANË– Kreshnik Spahiu bëri debat të fortë me Ervin Salianji në Open në Top Channel.

Spahiu e pyeti për pallatet në Vlorë dhe vilën që ka marrë në Lundër Lulzim Basha. Ervin Salianji këtë e konsideroi këtë një propagandë.

“Kjo është një propagandë. Pallate s’ka askund. Bandat janë tani. Ke qenë në KLP e di që atëherë ka qenë e vështirë”- tha Salianji.

“Unë dhashë dorëheqjen sepse u përplasa me partinë dhe pushtetin tuaj”- tha Spahiu.

“Nëse ka diçka që Partia Demokratike ka bërë gabim është se ka vendos në pushtet njerëz të paaftë si ju, dhe për këtë unë që kam hyrë në parlament kam turp”- iu kundërpërgjigj Salianji.

Ishte Dritare.net, media e cila publikoi dhe një foto të makinës së Bashës teska futej në kompleksin e vilave dhe shtonte se ai kishte blerë një banesë luksoze aty. Por pas këtij lajmi erdhi një reagim dhe nga Partia Demokratike, e cila e mohon këtë lajm. Sipas reagimit të PD, thuhet se Basha në atë zonë ka marrë një shtëpi me qera, pasi banesa e tij tek pallati ngjitur me stadiumin është dëmtuar nga tërmeti.

Marrë nga Hapur.al

(a.m/dosja.al)

Shto Koment