AktualitetPolitike

Spahia-Ramës: Ngjan më mirë kur na kupjon se sa kur sulmon, propozimet e Opozitës duhet të ishin marrë parasysh më herët

Në një reagim zyrtar nga Bardh Spahia, ky i fundit shkruan se nëse këtë gjë, dëgjimin dhe marrjen parasysh të propozimeve të Opozitës, Rama do ta kishte bërë më hetë, numri i të infektuarve do të ishte më i ulët.
Featured image of article: Spahia-Ramës: Ngjan më mirë kur na kupjon se sa kur sulmon, propozimet e Opozitës duhet të ishin marrë parasysh më herët Kryeministri Edi Rama dhe Bardh Spahia

TIRANË– Bardh Spahia është shprehur se kryeministri Edi Rama është më mirë kur dëgjon dhe kopjon propozimet e Opozitës se sa kur e sulmon këtë të fundit. Në një reagim zyrtar nga Bardh Spahia, ky i fundit shkruan se nëse këtë gjë, dëgjimin dhe marrjen parasysh të propozimeve të Opozitës, Rama do ta kishte bërë më hetë, numri i të infektuarve do të ishte më i ulët.

Edi Rama është edhe pa ide, edhe i papërgatitur, edhe i vjetruar, por përsëri harxhon kohë me sulme bajate politike ndaj opozitës. Partia Demokratike po luan rolin e vet konstruktiv duke mbështetur institucionet e shëndetësisë, duke bërë propozime konkrete dhe duke u ardhur në ndihmë qytetarëve. Ky rast e provon më së miri këtë: 3 javë pasi cdo ditë eskpertët e Partisë Demokratike kërkojnë që në luftën ndaj COVID-19 të përfshihen edhe mjekët e familjes, më së fundmi sot Ministrja e Shëndetësisë, njoftoi vënien në lëvizje të këtij mekanizimi. Me mjetet e duhura të mbrojtes, mjekët e familjes ishin të domosdoshëm që në fillimet e kësaj beteje. Nëse propozimi ynë nuk do të ishte dëgjuar, mësuar dhe kopjuar, me kaq vonese, sot me shumë siguri, numri i personave të infektuar do të ishte më i ulët, numri i personave të identifikuar si të prekur dhe diagnostikuar në kohë do të ishte më i lartë dhe mund të kishim shpëtuar jetë. Edi Rama duhet ta kuptojë që është më mirë kur dëgjon, mëson dhe kopjon, sesa kur sulmon opozitën,”- shprehet Spahia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një komunimikim për qytetarët, kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha për kërkesën për të shtuar testimet. Në video-mesazhin ku njoftoi masat dhe lehtësimet e reja, kryeministri i përsëriti kreut të PD-së, kërkesën për të lënë politikën mënjanë, pasi sipas tij, fokusi është tek fitimi i betejës kundër COVID-19.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment