SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANE– Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar sot për ditëlindjen aktorin Florjan Binaj, i cili e imiton tek spektakli i Portokallisë kryeministrin.
Rama shkruan se nuk e kupton përse disa politikanë mërziten ku i imitojnë, pasi artistët janë një pasuri e vyer. Ai e quan Binaj si sozinë e tij gazmore duke mos lënë pa përmendur dhe aktorët e tjerë të humorit, siç janë Agron Llakajn, apo prezantuesin e Stop-it, Saimir Kodrën dhe aktorin Bujar Kapexhiun, për të cilën shkruan se duhet t’ju heqim kapelen.
Postimi i Edi Ramës
#EDHE100?
FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!
Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre. Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.
Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.
#TëRRALLË
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Detaje të reja na kanë dalë nga atentati i djeshëm në Shkodër. Dyshohet se 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, i cili është shpallur në kërkim mund...
TIRANE– Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Etleva Temo është shkarkuar nga detyra pas vendimit të KPK.Temo, e cila ka qenë pjesë e trupës gjykuese në të cilën...
TIRANE– Drejtori i Policisë së Kufirit të Qarkut Gjirokastër, Arben Joco është dërguar me urgjencë drejt Turqisë. Ky i fundit prej ditësh ishte prekur me ...
TIRANE– Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Agron Ylli është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ylli është transportuar me urgjencë drejt Turqisë pasi infekti...
SHKODËR– Ky që shikoni në foto është Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Policisë ...
SHKODËR- Ky që shikoni në foto është motori që 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj përdori gjatë atentatit të djeshëm në Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije...
SHKODËR- Policia ka identifikuar autorin e atentatit të djeshëm në Shkodër, ku mbetën të plagosur Mentor Hasanaj 37-vjeç dhe babai i tij Xhelal Hasa...
BALLSH-Naftëtarët e Ballshit kanë dalë ditën e sotme në protestë duke marshuar drejt Bashkisë së Fierit. Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën kryeso...
TIRANË-Talasemia është një nga sëmundjet me më shumë vështirësi në Shqipëri, shkas është bërë mungesa e gjakut. Kryesisht kjo sëmundje është e zhvilluar më...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka sqaruar një tjetër rregull për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për lotarinë amerikane. Duke shpërndarë...