Politike

Shqipëria voton! Meta THIRRJE shqiptarëve: Ditë e bekuar, edhe Zoti na ka ndihmuar! Zgjidhni atë që keni në mendje e zemër

VIDEO
Kreu i shtetit ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre, duke shtuar se sot atdheu mbrohet me votë, ndaj bëri thirrje që të gjithë të shkojnë para kutive të votimit. 
Featured image of article: Shqipëria voton! Meta THIRRJE shqiptarëve: Ditë e bekuar, edhe Zoti na ka ndihmuar! Zgjidhni atë që keni në mendje e zemër

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka votuar i dyti nga radhët e politikanëve shqiptar. Meta ka shkuar në KZAZ-në e tij në njësinë numër 5 dhe më pas ka dhënë një prononcim të shkurtër për të gjithë gazetarët e pranishëm. 

Kreu i shtetit ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre, duke shtuar se sot atdheu mbrohet me votë, ndaj bëri thirrje që të gjithë të shkojnë para kutive të votimit. 


Erdhi kjo ditë e bekuar. Edhe Zoti na ka ndihmuar sot. QË sovrani në kushte sa më të mira të japë vullnetin e tij. Dhe republika jonë të ketë kushte sa më të mira. Çdo qytetar, sot duhet të votojë i lirë dhe me dinjitet që republika të ripërtërijë themelet e saj. Barazinë para ligjit na e garanton vetëm barazia e votës. Iu ftoj të gjithë që të votojnë të lirë dhe kandidatët më të ndershëm dhe më patritotë që do të punojnë për Shqipërinë. Sot votimi nuk është detyrim por është një akt patriotik. Sot atdheu mbrohet me votë, pasi gjithë bota i ka sytë nga ne. Përpara drejt kutive të votimit. Votoni për atë që keni në mendje dhe zemër,”-tha Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.


LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(k.m/dosja.al)

Shto Koment