Rajoni

Sot zgjedhjet parlamentare në Greqi, partitë në garë, çfarë parashikojnë sondazhet

Më 7 korrik, ditën e sotme në Greqi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Rreth 10 milionë votues pritet t'i drejtohen kutive të votimit. Sondazhet i japin avantazh  partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re.
Featured image of article: Sot zgjedhjet parlamentare në Greqi, partitë në garë, çfarë parashikojnë sondazhet Zgjedhjet në Greqi

Greqi– Ditën e sotme në Greqi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare.  Kandidatët e 20 partive dhe koalicioneve që marrin pjesë në zgjedhjet e 7 korrikut, kërkojnë votën e një elektorati prej gati 10 milionë votuesish.

Nëse i referohemi sondazheve, ato i japin një avantazh partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, ndërkohë që kryeministri Tsipras insiston se partia e tij SYRIZA i ka shanset që të përmbysë humbjen e thellë në zgjedhjet europiane të 26 majit.

Në vendin e tretë, gjithmonë sipas sondazheve renditet Lëvizja për Ndryshim – versioni i transformuar i PASOK-ut dhe pastaj me radhë, partia komuniste dhe Agimi i Artë.

Duhet të themi se në këto zgjedhje janë në garë edhe 5 shqiptarë, Jorgos Trihas, Anxhela Filo, Fatos Malaj, Eda Gemi dhe Kristos Ducis.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

 

 

Shto Koment