Aktualitet

Sot vëllait të tij i dogjën makinën! Kush është Kejsi Hysa, i njohur si ‘Tik Fajdexhiu’ u vra dhe gropos në Nikël tre vite më parë

Hysa nuk është emër i panjohur pasi në vitin 2018 është vrarë dhe groposur në Nikël. 
Featured image of article: Sot vëllait të tij i dogjën makinën! Kush është Kejsi Hysa, i njohur si ‘Tik Fajdexhiu’ u vra dhe gropos në Nikël tre vite më parë Eljon Hysa

TIRANË– Ditën e sotme u zbulua se makina e cila u gjet e djegur në Krujë është e vëllait të Eljon Hysës. Hysa nuk është emër i panjohur pasi në vitin 2018 është vrarë dhe groposur në Nikël.

Për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme, policia ka nisur hetimet duke u bazuar në pamjet filmike që janë ndodhur në zonë si dhe janë shoqëruar deri më tani 6 persona të dyshuar.

Mirëpo, kush është Kejsi Hysa?

Kejsi Hysa është ekzekutuar në korrik të vitit 2018. Ai njihej në Krujë si fajdexhi, pasi jepte borxh në kërkim të intersit. 34-vjeçari që gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes, dhe ishte në kërkim, qëndronte i lirë në këtë zonë në Krujë që sipas Prokurorisë ai kryente aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar “Nikla”.

Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramën e paguante 100 deri në 200 euro. Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajte, nuk ka qënë e sukseshme, pasi sipas pretendimit të Hysni Ramës, sasia e drogës i ishte vjedhur nga persona të paidentifikuar. Kur është vënë në dijeni të këtij fakti, Kejvi Hysa, ka filluar presionet shantazhet dhe kërcënimet për vrasje, nëse Rama nuk i jepte 15 mijë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata kanë lënë një takim të fundit për t’u sqaruar dhe dhënë një pjesë të parave, dhe Hysni Rama i ka thënë se kishte arritur të grumbullonte vetëm 1 milion lekë të vjetra, Kejsi është revoltuar dhe ka bërtitur dhe më pas e ka sharë.

Ata janë përleshur me njeri-tjetrin dhe Hysa, ka nxjerrë pistoletën ja ka vënë në kokë, pasi ka ecur disa metra sipas të ndaluarit është dëgjuar një e shtënë arme dhe Kejsi ka rënë në tokë. Hysa është qëlluar nga Agron Tufa, që ishte një mik i përbashkët i Hysës dhe Ramës. Pasi kanë parë që Kejsi ka vdekur ata kanë vendosur ta groposin dhe më pas kanë shkuar dhe kanë luajtur bilardo.

DETAJET! Djegia e makinës në Krujë, mjeti në pronësi të vëllait të Eljo Hysës, i vrarë dhe i groposur në Nikël në 2018

(a.b)/dosja.al

Shto Koment