Aktualitet

Sot u konfirmua rasti i parë, Bashkia Poliçan merr vendimin ekstrem: I gjithë qyteti në karantinë absolute për 14 ditë, merrni masa për furnizimin me ushqime

Poliçani mbyllet për dy javë, bashkia njofton se nuk ketë asnjë shërbim.
Featured image of article: Sot u konfirmua rasti i parë, Bashkia Poliçan merr vendimin ekstrem: I gjithë qyteti në karantinë absolute për 14 ditë, merrni masa për furnizimin me ushqime Qyteti i Poliçanit

POLIÇAN- Bashkia Poliçan ka marrë sot masa ekstreme kundër përhapjes së COVID-19. Në një njoftim në mediat sociale, bëjnë me dije se nga sort për 14 ditë të gjitha shërbimet në qytet do jenë të mbyllura.

Më tej bëhet me dije se të gjithë duhet të marrin masa për t’u furnizuar me ushqime për 15 ditë, pasi i gjithë qyteti do jetë në karantinë absolute.

“🔴Vëmendje! Qytetarë të Poliçanit, 🔴Duke marr shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi 👏respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi ! 🔴Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet! 🔴Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura! 🔴Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

🔴Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju! 🔴I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë 🔴Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë! #Qëndroninështëpi🏘”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment