Aktualitet

Keni bërë plane për pushime? Më parë njihuni me motin, kjo është zona ku sot do të ketë reshje shiu (PARASHIKIMI)

Meteoalb parashikon se sot do të ketë reshje shiu në zonat lindore të vendit. Ndërsa në pjesën tjetër do të mbizotërojë një mot me diell.
Featured image of article: Keni bërë plane për pushime? Më parë njihuni me motin, kjo është zona ku sot do të ketë reshje shiu (PARASHIKIMI) Foto ilustruese
Përditësuar:

SHQIPËRI- Rikthehen sërish reshjet e shiut. Sipas Meteoalb sot do të ketë reshje të pakta shiu në zonat lindore të vendit. Ndërsa, në zonat e tjera do të mbizotërojë mot me diell. Ndërkohë, temperaturat maksimale do të shkojnë në 38 gradë.

PARASHIKIMI: 

Gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen duke sjell reshje të pakta në zonat lindore. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment