Politike

Interpelanca për Alvin Berishën, Rama i shmanget opozitës së re, Spiropali: Po bëjmë detyrën, kampi Al-Hol i sigurt

Opozita ka zhvilluar sot një interpelancë për Alvin Berishën. Opozita kishte kërkuar që Rama t’u përgjigjej disa pyetjeve, por ky i fundit mungonte dhe e kishte deleguar Spiropalin të përgjigjej. Deputeti Andi Përmeti ka debatuar me Spiropalin dhe Ruçin.
Featured image of article: Interpelanca për Alvin Berishën, Rama i shmanget opozitës së re, Spiropali: Po bëjmë detyrën, kampi Al-Hol i sigurt Edi Rama, Alvin Berisha, Elisa Spiropali dhe Andi Përmeti

TIRANË- Kuvendi ka zhvilluar sot seancën e radhës plenare, ku debati ësthë fokusuar në rastin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit të bllokuar në kampet e Sirisë. Interpelanca ishte kërkuar nga 7 deputetë të opozitës dhe për të folur ishte zgjedhur Andi Përmeti. Që nisja të kësaj interpelance pati debate, pasi Edi Rama në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, nuk ishte i pranishëm dhe kishte deleguar përgjigjet tek Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në debat u përfshi dhe Gramoz Ruçi, i cili shpejgoi rregulloren dhe tha se Rama kishte të drejtë të mos ishte në seancë dhe të delegonte fjalën e tij tek cili do ministër.  Nga ana tjetër Andi Përmeti tha se Kuvendi ka shkelur rregulloren, pasi ka lajmëruar  për këtë ndryshim mëngjesin e sotëm deputetët. 

Në lidhje me rastin e 11-vjeçarit ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali u shpreh se shteti po bën detyrën pa zhurmë por ka theksuar se situata në Siri është e komplikuar. Sipas saj kampi ku ndodhet Alvini 11-vjeçar është i sigurt dhe se aty ka shumë gra dhe fëmijë të tjerë.

Më tej Kuvendi pas mbylljes së interpelancës ka vijuar me rendin e ditës, ku është diskuatuar buxheti i ri dhe çështje të tjera jashtë rendit të ditës.

DISKUTIMET E TJERA

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akt normativ nr. 2, datë 02.10.2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”.

Akt normativ nr. 3, datë 02.10.2019, “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

Projektligji “Për rininë”

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Falsifikimit të Monedhës”

(J.V. A.B. Dosja.al)

  • 14:13

    Rudina Hajdari pyet Ramën: Kush e ka fajin sot që një prokuror qëllohet me kallashnikov?

    Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akzua të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy miqve të tij. Hajdari duke iu  referuar sitatës me krimin në vend, ku kohët e fundit kanë ndodhur shumë të tilla, ka pyetur Ramën se kush e ka fajin për këtë gjë.

    Arjan Ndoja dhe Rudina Hajdari

    Hajdari ka sjell dhe një rast konkret, duke folur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja tha “kush e ka fajin që këto rrjete kriminale nuk janë në gjendje të kontrollohen dhe sot nuk e lënë vendin  të përparojë. Kush e ka fajin që akoma një ligj zgjedhor që garanton vetëm votën e listës”.

    Kush e ka fajin sot që një prokuror qëllohet me kallashnikov në mes të rrugës, që një grua gjyqtare u vra në rrugë edhe kur kërkoi të mbrohej nga ligji. Kush e ka fajin që janë hequr më shumë se gjysma nga sistemi. Kush e ka fajin që askush nuk ka besim tek sistemi i drejtësisë dhe se persona të lidhur me botën e krimit kanë mbështetjen për t’u futur në dyert e bashkive. Kush e ka fajin që këto rrjete kriminale nuk janë në gjendje të kontrollohen dhe sot nuk e lënë vendin  të përparojë. Kush e ka fajin që akoma një ligj zgjedhor që garanton vetëm votën e listës. Zoti kryeministër, dil njëherë dhe mbaj përgjegjësi për një nga këto pika”, tha Hajdari.

  • 12:16

    “Kampi në Siri ku ndodhet Alvini është i sigurt”/ Çudit Spiropali, i tregon ‘muskujt Përmetit: Ne s’jemi trembur as nga Berisha

    Andi Përmeti dhe Elisa Spiropali.

    Një debat ka pasur ditën e sotme në seancën plenare mes Elisa Spiropalit dhe Andi Përmetit për rastin e Alvin Berishës, i cili ndodhet në një kap në Siri.

    Ndër të tjera ministrja e deleguar për të folur për këtë çështje kaq sensitive, u shpreh se kampi Al Hol ku ndodhet Alvin Berisha është i sigurt, ndërsa vijon puna me partnerët për t’i nxjerrë për t’i riatdhesuar.

    “Kontaktet me Alvin dhe të tjerët është mbajtur përmes organizatave ndërkombëtare humanitare. Kampi Al Hol është i sigurt, atje janë 70 mijë gra dhe fëmijë, 10 mijë të huaj”, është shprehur Spiropali.

     

     

    Deputeti i Andi Përmeti ka replikuar ndaj ministres, ku është shprehur: “Shkoni dhe shpëtoni djalin se është 11-vjeç, kur do të shpëtojë ai dhe fëmijët e tjerë. Pse ambasadori shqiptar në Turqi tha PO e tërheq unë. Sot kampi mund të jetë i sigurt, por ajo është zonë lufte”.

    Spiropali reagoi sërish duke i thënë Përmetit:  “Ishit kopje e shëmtuar e atyre që janë jashtë, ashtu kishim më mirë kopjen se origjinalin, më mirë të ishin ata. Ne jemi përballur me Berishën, Bashën, etj dhe nuk jemi trembur”.

    Por deputeti i opozitës së re tha se nuk po bën politikë. “Ju jeni në pritje dhe unë baba në pritje, ajo video ishte emocionuese, po të ishte për të mos bërë politikë i zije derën atij te ministria e Jashtme që nuk di shqip”. 

  • 11:40

    Rasti i Alvinit, Spiropali: Po bëjmë detyrën pa zhurmë, situata në Siri është e komplikuar

    Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali për rastin e humbjes së Alvin Berishës në Siri është shprehur në interpelancën e sotme në Kuvendse institucionet e përfshirë po bëjnë detyrën me profesionalizëm pa zhurmë dhe bujë.


    “Kas pasur shkëmbim informacione me partnerët për të shqiptarët që gjendeshin në atë zonë, por të gjithë jemi të vetëdigjshëm se përballja me këtë fenomen  kërkon para së gjithash ndërgjegjësim social, përveç komunikimit dhe ndërveprimit me partnerët. E bërë këtë përmbledhje për të gjithë ata në këtë sallë apo jashtë, që mendojnë se filluam të kujdesemi për këtë problem pas rastit të fundit. I kemi kushtuar vëmendje të veçantë luftëtarëve shqiptarë që kanë marrë pjesë në konflikt. Situata në Siri është tejet e komplikuar. Shqiptarët kanë kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme, ndërsa kanë ndryshuar edhe emrat, duke e bërë të vështirë identifikimin. Shqipëria është duke bërë gjithçka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët. Hapat e ndërmarrë nuk mund të bëhen publike, pasi do të ishte e papërgjegjshme, pasi do të vinte në rrezik operacionin. Duke zbuluar identitetin e tyre i ekspozojmë përpara një rreziku vdekjeprurës. Për pasoja do u lutesha mos të kompromentojmë situatën dhe jetën e personave që po përpiqemi ti shpëtojmë. Ju garantojmë se institucionet e përfshirë po bëjnë detyrën me profesionalizëm pa zhurmë dhe bujë” , është shprehur ajo.

  • 11:17

    “Pse nuk do flasë Rama për Alvinin?”/ Andi Përmeti i kthehet Ruçit: Keni shkelur ligjin, na nxorët Spiropalin

    Andi Përmeti dhe Gramoz Ruçi

    Deputeti Andi Përmeti është shprehur ndaj Gramoz Ruçi se ka shkelur rregulloren, pasi ka njoftuar vetëm mëngjesin e sotëm që për këtë çështje nuk do të përgjigjet kryeministri Edi Rama as Gent Cakaj, por ministrja e Shtetit Elisa Spiropali.

     

     

    “Dua ta nis me një kërkesë nga ju. Do na përgjigjet Spiropali. Unë jam njoftuar për këtë gjë sot në mëngjes dhe ju keni shkelur ligjin. Ne këtë interpelancë ia kemi paraqitur kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Pra zoti Ruçi ju në shkelje të rregullores keni thirrur një ministër tjetër. Nuk jeni ju ata që vendosni në këtë mënyrë.”, u shpreh Andi Përmeti ndaj Ruçi, kreut të Kuvendit.

    Ruçi:Nuk ka asnjë shkelje, do të kishte nëse nuk do të kishte njoftim. Kompetencën e delegoi te Spiropali e cila është e lutur të marrë fjalën për 20 minuta sipas rregullores.

  • 11:16

    Rama ‘braktis’ sërish Alvinin, opozita kërkoi interpelancë, kryeministri nuk shkon në Kuvend

    Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm Edi Rama nuk ndodhet në Kuvend për t’ju përgjigjur interpelancës për të miturin Alvin Berisha.

    Në vend të tij, deputetëve të opozitës që kërkuan interpelancën do t’u përgjigjet minstrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Për këtë ndryshim, deputetët janë vënë në dijeni vetëm mëngjesin e sotëm.

Shto Koment