Politike

Sot “RRËFEU” se ishte infektuar me COVID-19, si e shkeli dy ditë më parë Veliaj vendimin e qeverisë, takime në Bashki pa maskë… dhe e ‘pësoi’

FOTO
Sot tregoi se ishte infektuar me COVID, por jo më larg se dy ditë më parë, Veliaj shpërndau pamje nga takimi i tij familjarët e Gani Luzit pa maska.
Featured image of article: Sot “RRËFEU” se ishte infektuar me COVID-19, si e shkeli dy ditë më parë Veliaj vendimin e qeverisë, takime në Bashki pa maskë… dhe e ‘pësoi’ Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës

TIRANË– Sot në mëngjes, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë me të gjithë lajmin e infektimit të tij nga pandemia e koronavirusit. Lajmi u shpërnda në rrjetet e tij sociale, ku bashkangjitur shënimit të tij, ku shpjegonte edhe gjendjen shëndetësore, Veliaj kishte vendosur si kopertinë një foto të tij me maskë.

Por jo më larg se dy ditë më parë, Veliaj shpërndau pamje nga takimi i tij familjarët e Gani Luzit, një tiranasi, i cili ishte nismëtari dhe krijuesi i shtatë ndërmarrjeve të ndryshme ku u punësuan me dhjetëra njerëz me aftësi të kufizuar.

Veliaj në takim

Të gjithë familjarët e tij ishin të pajisur me maska, ndërsa Veliaj jo. Duke dalë edhe kundër vendimit të qeverisë, Veliaj vendosi që të “rebelohej” duke mos e mbajtur maskën në ambiente të mbyllura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Veliaj dhe qeni

Ndërsa vetëm një ditë më pas, postoi një foto teksa përkëdhelte një qen, por kësaj herë ishte ndërgjegjësuar për të mbajtur maskën. Por mesa duket COVID nuk ka falur… Një “pakujdesi” e vogël dhe rezulton pozitiv.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment