Politike

Sot priten 8 mijë doza nga Pfizer! Rama mbyllet në selinë rozë, e ka mendjen tek listat. Manastirliu ‘qep’ gojën në Kuvend

Sot priten 8 mijë doza të Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nuk ka dhënë asnjë koment në seancën e sotme plenare në Kuvend, ku jep çdo javë 'kalendarin' e prurjeve të dozave imunizuese ndaj pandemisë që ka gjynjëzuar botën.
Featured image of article: Sot priten 8 mijë doza nga Pfizer! Rama mbyllet në selinë rozë, e ka mendjen tek listat. Manastirliu ‘qep’ gojën në Kuvend Foto ilustruese

TIRANË– Sot ishte paralajmëruar që në vend të mbërrinin 8 mijë doza të tjera vaksinash anti-COVID nga kompania Pfizer, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me orën se kur do të zbarkojnë në aeroportin e Rinasit. 

Ndërkohë që edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nuk ka dhënë asnjë koment në seancën e sotme plenare në Kuvend, ku jep çdo javë ‘kalendarin’ e prurjeve të dozave imunizuese ndaj pandemisë që ka gjynjëzuar botën.

Nuk dihet nëse “heshtja” ka lidhje me mungesën e parashikuar të kryeministrit, i cili në çdo kuti që vjen nga kompania e pret me ceremoni me ministen Manastirliu dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetajn.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në selinë e PS-së, Ramën e pret një natë e gjatë për përpilimin dhe dorëzimin e listave të emrave që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë mbetet për t’u parë, ndoshta kësaj here vaksinat do të mbërrijnë edhe pa i pritur vetë Rama…

(k.m/dosja.al) 

Shto Koment