Politike

“Sot njësoj si dje– asgjë e re”/ PD reagon pas vizitës së Edi Ramës në Vlorë: Nuk mbajti asnjë premtim për 8 vite 

Bardhi më tej shtroi pyetjen se përse Kreu i Qeverisë nuk u tha të vërtetën banorëve në lidhje me premtimet që nuk ka mbajtur.
Featured image of article: “Sot njësoj si dje– asgjë e re”/ PD reagon pas vizitës së Edi Ramës në Vlorë: Nuk mbajti asnjë premtim për 8 vite  Edi Rama

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi  ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Rama në Vlorë. Në një postim në Facebook, ai u shpreh se Rama sot në Vlorë, shëtiti rreth qytetit duke mashtuar të gjithë qytetarët. Bardhi më tej shtroi pyetjen se përse Kreu i Qeverisë nuk u tha të vërtetën banorëve në lidhje me premtimet që nuk ka mbajtur. Në fund sekretari i PD-së e mbylli postimin e tij duke thënë se në 25 prill shqiptarët do të shpëtojnë më në fund nga keq-qeverisja e Ramës.

“Sot njësoj si dje – Asgjë e re: Me plehrat në krah, jo më në sfond!
Kush ka dëgjuar Edi Ramën sot në Vlorë, duhet të jetë ndier i tallur pa fund. Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po. Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 viet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve. Edi Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon. Edi Rama nuk u tha se nga vota e vlonjatëve për Partinë Socialiste, u pasurua Damiani, por u varfëruan vlonjatët; u punësua Dritan Leli nga Tirana në Vlorë si Kryetar Bashkie, por u larguan mijëra të rinj vlonjatë nga Vlora, sepse 300 mijë vendet e punës që premtoi ishin një mashtrim. Të tallur nga Edi Rama duhet të jenë ndier edhe mjekët, infermierët, mësuesit, administrata që ai e keqpërdor për propagandën e tij. Rroga e tyre nuk është rritur asnjë qindarkë gjatë 7 viteve të keqqeverisjes së Edi Ramës.  Edi Rama është një politikan mashtrues dhe i dalë boje. Më 25 prill, bashkë me shqiptarët, do ta largojmë këtë të keqe, që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët,” mbyll postimin Bardhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(I.A/dosja.al)

Shto Koment