Aktualitet

Vaksinohen 300 bluza të bardha në Berat/ Rama: Në pranverë nisim vaksinimin masiv, edhe ushtria do të imunizohet! Manastirliu: 500 studentë dhe infermierë të FA do të trajnohen si vaksinatorë

VIDEO
Manastirliu tha se rreth 500 studentë infermierie dhe infermierë ushtrie do ti bashkohen skuadrës së vaksinatorëve përmes një trajnimi tek stadiumi "Air Albania".
Featured image of article: Vaksinohen 300 bluza të bardha në Berat/ Rama: Në pranverë nisim vaksinimin masiv, edhe ushtria do të imunizohet! Manastirliu: 500 studentë dhe infermierë të FA do të trajnohen si vaksinatorë Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu

BERAT- Edhe në Berat kanë nisur sot vaksinimet e para të mjekëve dhe infermierëve. Procesi ka nisur në mesditë dhe prezent ishte edhe kryeministri Edi Rama. Bluzat e bardha në Berat janë vaksinuar në hollin e pallatit të kulturës “Margarita Tutulani”, ku  janë shpërndarë 300 doza të para të vaksinës Pfizer/BioNtech. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftuan se pas bluzave të bardha, ku pas Shkodrës edhe në Kukës do të përfundohet vaksinimi në fund të javës, në rrjetin e të vaksinuarve do të jenë edhe forcat e ushtrisë. Po ashtu, Manastirliu tha se rreth 500 studentë infermierie dhe infermierë ushtrie do ti bashkohen skuadrës së vaksinatorëve përmes një trajnimi tek stadiumi “Air Albania”.


BISEDA E RAMËS ME MANASTIRLIUN:

Edi Rama: Jeni më të lehtësuar sot besoj?

Mjeku: Po.

Silva Bino: Berati më mirë nga të gjithë, shumë të organizuar, të saktë, shumë shumë mirë.

Edi Rama: Që kur ju kemi sjellë një farë Ervin Demo ka pat një shpërthim organizativ.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ogerta Manastirliu: Hapëm dhe qendrën në Korçë këtë javë. Kukësi mbaron këtë javë.

Edi Rama: Përshëndetje, respekte. Shpresoj shumë që në ditët në vijim pa u bërë javë të tëra të japim lajme të mira. Duhet të përgatitemi për të patur një rrjetë kapilar jo vetëm me qendra shëndetësore por edhe ushtrinë dhe studentë të infermierisë. Pranvera do të kthehet në një vaksinim intesiv dhe t’ja dalim të renditemi shumë lart në vendet që vaksinojmë.

Ogerta Manastirliu: Kemi 1170 vaksinatorë dhe 500 studentë infermierie dhe të FA-ve. Ata do të trajnohen tek arena Kombëtare.

Edi Rama: Me ndihmën e zotit do t’ja dalim në këtë betejë të hatashme.

Sakaq, në Shqipëri janë kryer 9104 vaksinime antivCOVID, ku shumicën dërrmuese e zënë bluzat e bardha, të moshuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve bashkë me kujdestarët e tyre, disa personalitete dhe dhjetra të tjerë mbi moshën 80 vjeç. Në total që prej janarit në Shqipëri kanë mbërritur 17 mijë doza të vaksinës Pfizer.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment