Politike

Kuvendi voton me 95 vota pro Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së/ Balla: Transparencë për pronësinë e medias

Kuvendi votoi me 95 vota pro Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Ndërkohë Balla kërkoi transparencë për pronësinë e medias. Ndërsa, ministri Lleshaj deklaroi se do japë dorëheqjen nëse vërtetohet që makina me të cilën lëviz kushton 100 mijë euro. Rudina Hajdari foli për protestën e naftëtarëve, dhe tha që është një turp që ata punëtorë nuk po marrin pagat e tyre.
Featured image of article: Kuvendi voton me 95 vota pro Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së/ Balla: Transparencë për pronësinë e medias Seanca plenare sot

TIRANË-Ditën e sotme Kuvendi vendosi krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Parlamenti votoi këtë komision me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Ky komision përbëhet nga Damian Gjiknuri kryetar dhe anëtarët janë: Adnor Shameti Alket Hyseni, Myslim Myurrizi Edmond Stojku dhe Oerd Bylykbashi.  Komisioni parashikohet të përmbyllë veprimtarinë deri më 2 tetor.

Ndërkohë, i pari që mori fjalën në seancën e sotme ka qenë deputeti Vasil Sterjovski, pasi kërkoi interpelancë me ministrin e  Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Më pas fjalën e mori deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari, e cila foli për protestën e naftëtarëve të Ballshit. Hajdari dekkaroi se është një turp për politikën shqiptare që hesht, ndërkohë që ata punëtorë po kërkojnë pagat për të mbajtur familjet e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri një replikë me deputetin Andi Përmeti, pasi ky i fundit akuzoi se nuk ka sqaruar publikun në lidhje me makinën e shtrenjtë, me të cilën qarkullon. Më tej ministri i Brendshëm “sfidoi” deputetin, pasi i tha se makina është e ministrisë  dhekushton 49 vetëm mijë euro.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se duhet transparencë për pronësinë e medias. Ai theksoi se ka portale që publikojnë lajme të rreme.

J.V/Dosja.al 

  • 14:01

    REPLIKAT në Kuvend/ Murrizi: Mos u fshihni pas fustaneve të partive… Gjuzi i kthehet Litës: S’kam gjë me zonjën Monika, e kemi krushkë të Dibrës

    Kujtim Gjuzi dhe Myslim Murrizi

    Ditën e sotme gjatë seancës plenare ka pasur replika edhe mes deputetëve të Kuvendit. Kështu deputeti Myslim Murrizi ka replikuar me Kujtim Gjuzin, e ndërkohë ky i fundit me Korab Litën. Deputeti Myslim Murrizi në fjalimin e tij ka theksuar se hapja e listave duhet të hapim listat, dukeshtuar se në këtë Kuvend mos të marrin pjesë ata persona që fshihen pas fustaneve të partisë. Ndërkohë pas kësaj ka folur edhe Gjuzi duke thënë se është dakord 100% për hapjen e listave , por në të njëjtën kohë ka replikuar edhe me deputetin Korab Lita, duke i thënë se nuk ka gjë me kryetaren e LSI Monika Kryemadhin, ndërsa shton se ajo është krushkë Dibre.

    Murrizi: Në këtë sallë të mos vijnë njerëz të fshehur pas fustaneve të partive. Bëjnë sikur zihen ditën dhe firmosin marrëveshje natën.

    Çfarëdolloj çorbe që të gatuajnë ata në Pallatin e Kongresit do të detyrohen ta lëpijnë mbrapsht, si 5 qershorin. E vërteta është se më 30 korrik u vendos hapja e listave. Ftoj Gjiknurin të mblidhet bashkë me gjithë grupet parlamentare dhe të tjerët jashtë të propozojnë ndryshimet. Hajt ti hapim ato lista. Shqiptarët presin që humbësi të urojë fituesin dhe kjo nuk ndodh. OSBE ODHIR prej katër vjetësh kërkon administratë zgjedhore… Komisionerët i keni firmos. Damiani nuk është këtu… Do ta bëjmë apolitikë administratën por jo këto zgjedhje. Ta bëjmë në këto zgjedhje. Lojërat publike se duam ti hapim  100% po se realizon dot se ia kalon ky vëllai tjetër është pallavër mediatike e stisur, nga kërmij që nuk vijnë dot në këtë sallë sepse nuk guxojnë sepse skanë surrat dhe dinjitet të shkojnë më pas te vota e qytetarëve.

    Gjuzi: Ne jemi për hapjen e listave. Skam gjë me zonjën Monika se e kemi krushkë të Dibrës, po s’di gjë ti Korab. Se di ti Korab se je në Kamëz.

  • 13:23

    Ngritja e KQZ-së/ Kuvendi voton me 95 vota pro Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve

    Kuvendi

    Ditën e sotme Kuvendi ka votuar Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Parlamenti votoi këtë komision me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

    Kryetari i këtij komisionit do të jetë Damian Gjiknuri kryetar, ndërsa anëtarët e tjerë nga Partia Socialiste janë Adnor Shameti dhe Alket Hyseni.

    Ndërkohë anëtarët nga opozita parlamentare Myslim Myurrizi dhe Edmond Stojku dhe nga opozita jashtëparlamentar do të jetë Oerd Bylykbashi.  Komisioni parashikohet të përmbyllë veprimtarinë deri më 2 tetor.

  • 13:00

    Me taka dhe fustane shumëngjyrëshe, shihni “sfilatën” e ministreve dhe deputeteve në Kuvend, disa harrojnë të vendosin maska

    Sot në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës. Në të nuk kanë munguar edhe gratë deputete. Këto të fundit janë shfaqur me taka, kostume dhe fustane  me ngjyra që i përshtaten stinës së vjeshtës.

    Ndërkohë jo të gjitha deputetet dhe ministret kanë maska. Disa prej tyre shfaqen ngjitur me njëra tjetrën dhe bëjnë muhabet. Gjithçka shihet qartë në fotot e mëposhtme.

  • 12:01

    “Transparencë për pronësinë e medias”/ Balla sulmon portalet: Shkruajnë lajme të rreme, të publikohen emrat e pronarëve

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme plenare ka deklaruar se transparencë për pronësinë e medias. Gjatë fjalës së tij ai ka sulmuar disa portale në vend, për të cilat është shprehur se shkuajnë lajme të rreme.

    “Edhe pse Kuvendi gjatë viteve të fundit që ka bërë ndryshime në kodin penal. Dje kemi pasur një rast të përsëritur. Janë zjarre që vendosen nga njerëz të papërgjegjshëm. I bashkohem thirrjes së deputetit Roshi, jo vetëm institucionet brenda policisë së shtetit për dhe shërbimi informativ shtetëror përgjegjësitë që i takojnë. Jam i bindur që portali i Shkëlzen Berishës, Syri.Net apo i dhëndrit të Sali Berishës, Jeta është pa qejf, do kenë shumë arsye për të prodhuar lajme sot dhe se u prek çështja e medias këtu. Shqipëria e ka të domosdoshëm transparencën e pronësisë së medias. Duhet të ketë të publikuar zyrtarisht se kush është pronari. Kush janë gazetarët që shkruajnë lajme fake.Të hapen hetimet për Gërdecin, Shkëlzen Berisha i përfshirë në krim shtetëror”,  tha Balla.

  • 11:03

    Blendi Klosi interpelancë me opozitën: Liqeni i Prespës destinacion tërheqës, 110 mijë turistë në vit, po punohet për mbështetjen e banesave

    Ministri i Turizmit Blendi Klosi u thirr në interpelancë ditën e sotme nga deputeti Vasil Sterjovski.

    Klosi foli mbi investimet në Bashkinë e Pustecit e veçanërisht në Liqenin e Prespës për të cilët u shpreh se këtë destinacion e vizitojnë mbi 100 mijë turistë dhe sërish kapacitetet e vendosura me bujtina nuk janë të mjaftueshme.

    Ministri tha se punohet për mbështetjen e banesave, trajnimin  e personave që do të punojnë në atë projekt.

    “Dëshira për natyrën dhe kujdesi ndaj saj është parësore. Liqeni i Prespës lag disa shtete disa vende e kultura. Është një nga ata momentet që bashkon kaq shumë kultura dhe histori. Kemi investuar për ta kthyer Liqenin e Prespës në një destinacion vërtetë tërheqës. Vitin e kaluar ishin 110 mijë turistë që kanë vizituar Prespën. Këto dhjetra e qindra mijëra turistë kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë në atë zonë. Thelbi i bisedës është sa industria e turizmit do ndikojë në ekonominë e familjeve shqiptare. Ka disa bujtina dhe guesthouse. Ka mbi 100 shtretër në atë liqen por ka më shumë kërkesa se kaq. Në vendin e BE-së që lag ky liqen, 1 mijë metra është larguar parkimi. Ngrohja globale dhe ngrohja me 2 gradë temperatura na bën që të shqetësohemi. Festa e dimrit këtë vit ishte mjaft e ngrohtë. Nuk kishte më borë që të kthehej në liqen. Po kërkon të ndryshojë krejtësisht mentalitetin e funksionimit të atij territorit. Një objekt i vetëm nuk vlen aq sa do të vlente mirëmbajtja e Prespës. Jeni i ftuar në zyrën time në Ministrinë e Turizmit dhe tju shpjegoj më gjerë mbi investimet e bëra në këtë rajon. Disa nga ndërhyrjet që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, kisha. Trajtimi i ujrave të zeza në Pustec. Për kanalizimin e ujrave të zeza. Po punohet për mbështetjen e banesave, trajnimin e personave që do të punojnë në atë projekt” – tha Klosi në Kuvend.

  • 10:50

    Zef Shtjefni kërkon fjalën për të folur në Kuvend, uron për detyrën Ministren e re të Arsimit, ndërpritet nga Ruçi: Ka mundësi të mësosh…

    Seanca e dytë plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate.

    Ishte deputeti i opozitës së re Zef Shtjefni, i cili ka kërkuar fjalën për procedurë, ku i ka përcjellë një urim ministres së re të Arsimit, Evis Kushi për detyrën që ka marrë.

    Ai u shpreh se nuk është ndikuar nga askush e se dëshiron ta urojë Kushin për detyrën.

    ‘E kërkova fjalën për t’i bërë një urim ministres së re të Arsimit për detyrën e re që ka marrë, si deputet i opozitës së re, i pandikuar nga askush. Shqipëria i dha detyrën asaj. Z. Shahini e fliste shumë bukur shqipen, atë shqipe që ka shkruar Gjergj Fishta, Ndre Mjeda.’

    Por, deputeti Shtjefni është ndërprerë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i ka thënë se ministrja e re nuk ka ardhur akoma në sallë dhe se ajo do votohet së pari nga deputetët, pastaj mund ta urojnë të gjithë.

    ‘Ka mundësi të mësosh, se pritet vota jote që pastaj ta urojmë edhe ti, edhe unë. O i dashur, e ke marrë fjalën për procedurë, po uron ministren e Arsimit, që s’ka ardhur akoma në Parlament’- u shpreh Ruçi.

Shto Koment