LIVE UPDATES
Politike

Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare/Basha: Plani ekonomik i Ramës nuk ndihmon të papunët dhe lë jashtë të vetëp

25 Mars 2020, 08:11 Nga DOSJA
Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare/Basha: Plani ekonomik

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin Tempora të Sonila Meços, ka treguar se çfarë qendrimi do të mbajë sot opozita në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Basha u fokusua tek pamjaftueshmëria e planit të qeverisë, pasi sipas tij përfshin vetëm 1/3-ën e të vetëpunësuarve dhe lë pa ndihmë 35-50 të punësuar në bizneset e vogla të mbyllura. Ai u shpreh se plani nuk ndihmon mijëra qytetarë të paregjistruar si të papunë, megjithëse jetojnë në varfëri ekstreme. Kryedemokrati theksoi se  buxheti ka para dhe se  ato duhet të vihen në dipozicion të njerëzve në nevojë.

Intervista:

Pyetje: Do të zhvillohet mbledhja e Keshillit të Sigurisë o jeni pergjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të republikës. Çfarë prisni, çfarë vendimesh mund të merren në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?

Lulzim Basha: Është paraqitur rendi i ditës për raportimet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nuk është hera e parë që kryetari i opozitës ftohet të marrë pjesë në një mbledhje të tillë. Natyrisht, secili do të paraqesë propozimet në emër të institucionit qe përfaqëson. Unë e kam pranuar këtë ftesë në emër të opozitës së bashkuar për të vijuar me ato që kemi bërë gjithë këto ditë, gjithë këto javë, duke dhënë kontributin tonë maksimal për kapërcimin e kësaj situate të vështirë për të gjithë qytetarët.

Pyetje: Zoti Rama doli dhe deklaroi 7 pikat e qeverisë së tij për përballimin e situatës, edhe disa pika të tjera, “do të paguaj me dyfishin e rrogës të vetëpunësuarit mujore, do të dyfishojë pagesën mujore për të papunët dhe ndihmës ekonomike”. Pra është pasuruar ajo paketë me 7 pika. Çfarë mendoni?

Lulzim Basha: Së pari, dua të them se është një hap i parë i mirë të cilin e përshëndes, por që është një hap i pamjaftueshëm. Prej dy javësh i kemi kërkuar qeverisë të veprojë pa hezitim dhe pa pengesë. Pse i kemi kërkuar të veprojë pa vonesë?! Sepse çdo ditë që kalon bëhet fjalë për dhjetëra mijëra biznese të mbyllura. Kemi një rënie në pikiatë të konsumit gjë që përkeqëson shëndetin e ekonomisë dhe përçon efektin e sëmundjes së ekonomisë tek çdo familje, dëmton ekonominë kombëtare, ekonominë familjare, ul të ardhurat, rrënon bizneset. Më në fund paketa ka ardhur, por është e paplotë. E mirëpres hapin e parë për ndihmën ekonomike për afro 30 mijë familje. Ekzaktësisht llogaria që kryeminsitri ka bërë me dije janë 30200 të vetëpunësuarit e biznesit të vogël. Por, nëse kjo ndihmë nuk u shkon në llogari 30200 familjeve në fund të muajit, atëherë ka shumë gjasa që të mos kenë asnjë mundësi për t’ia dalë. U deklarua të enjten, po detajohet sot ditën e martë, Ndaj duhet që sa më shpejt këto para të përfundojnë tek këto familje. Sepse e shoh shumë të vështirë me kapacitetet që po punohet tani, nëse do të realizohet apo ajo, sepse nuk e dimë kush janë këto 30200, ndërkohë që numri I bizneseve që janë mbyllur është shumë i madh. Si do detajohen? Kush do të përfitojë? Pse nuk do përfitojnë të tjerët? Këto janë çështje të cilave duhet t’i japë përgjigje sa më shpejt qeveria. Kjo ka qenë arsyeja e propozimit të kësaj mase një javë me parë. Sepse çdo ditë që kalon shënon një thellim të gropës ekonomike. Ju thashë, hapi i parë është tërësisht i pamjaftueshëm. Janë afro 90 mijë biznese të vogla dhe të gjitha janë biznese familjare. Duke qenë se qeveria ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 e tyre duhet të këtë një arsye përse ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 e tyre. Sonte nuk dua të paragjykoj pse ka vendosur të kompensojë 1 në 3. Por sonte dua të përsëris thirrjen ta bëjë transparente arsyen. Pse ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 biznese? Sipas llogarive tona dhe kontakteve me shoqatat e biznesit dhe përfaqësuesit e tyre kemi midis 65-80 mijë biznese të mbyllura, pa asnjë aktivitet si pasojë e masave të marra nga epidemia. Në rastin më të mirë janë edhe 35 mijë që janë pa asnjë të ardhur nga kjo masë. Në rastin më të keq edhe 50 mijë të tjerë, po flas këtu vetëm për të vetëpunësuarit. Ndaj duhet urgjentisht të bëjë publik planin që qeveria ka për këto familje. Po kaq e rëndësishme është të shpallet ndihma për të punësuarit në këto biznese, sepse po të keni parasysh edhe një kafe lagjeje përvecc pronarit ka të punësuar dy tre persona të tjerë që do të marrin rrogën. Edhe ato janë familjarë, përfaqësojnë familje. Cfarë do të ndodhë me ta. Përfaqësojnë 100 mijë, dhënia e një page minimale është po kaq humanitare dhe ligjore. Shuma totale që ka vënë për këtë kategori është 12.5 milionë euro. Ndërkohë që vetëm javën që shkoi në një ditë i është paguar 4 vetave 22 milionë euro. Këto janë masa emergjente që duheshin marrë dje, përndryshe sot është shumë vonë. Duhet të merren sot sepse nesër është shumë vonë. Muaj mars po mbyllet dhe këto familje nuk dinë fatin e tyre. Kuptuam që 30200 do të përfitojnë, duhet të dimë se çfarë do të ndodhë me të tjerët. Ky është shqetësimi për pjesën e planit që është shpallur sot. Kush janë këto që përfitojnë.
Dyfishimi i masës ekonomike,. E përshëndës, ccfarë parashikon ky plan për ata që i kanë nxjerrë nga ndihma ekonomike, që nuk kanë asnjë ndihmë, 50 mijë familje që I kanë nxjerrë nga ndihma ekonomike në 7 vitet e fundit, 300 mijë shqipatrë që jetojnë me një vakt para koronavirusit. Masa e shapllur nga qeveria është e pamjaftueshme. Shpreh shqetësimin real të tyre.
Papunësia. Me pagësën e papunësisë sot trajtohen 2600 persona. Dyfishimi i pagesës së papunëisë është në rregull, po mijëra të papunë të tjerë të cilëve u shtohen edhe shumë prej krizës së COVID-it? Do të përfitojnë edhe ata njësoj, si 2600 personat që kanë pagesë papunësie? Pra, këto janë disa prej çështjeve që kanë mbetur pa përgjigje dhe për të cilat duhet të kemi urgjentisht përgjigje. Bëhet fjalë jo për dhjetëra, por për qindra mijëra qytetarë të tjerë në nevojë, për të cilët, me aq sa është shprehur sot kryeministri, kjo paketë nuk ka përgjigje. Shuma totale e vënë në dispozicion është e pamjaftueshme. Buxheti ka rezerva të mëdha që duhen shtrydhur dhe duhen vënë në dispozicion të këtyre njerëzve. Asnjë qindarkë nuk duhet të shkojë në asnjë shpenzim, në asnjë transfertë tjetër thesari. Të gjitha duhet të dedikohen në këto drejtime. Po të bëhrt kështu, atëherë të gjitha kategoritë që unë përmenda dhe nuk trajtohen nga paketa sot, do të kenë minimumin jetik. Do t’i sjellë kjo kosto buxhetit afro 90 milionë euro në muaj, sipas llogaritjeve të ekspertëve tanë, të cilët kanë evidentuar një shumë prej 260 milionë eurosh sot në buxhet, që është lehtësisht e rialokueshme, pa shkaktuar stres dhe probleme askujt.

Ditën e sotme në orën 12:00, Presidenti Ilir Meta do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, një ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.  Mësohet se mbledhja do të zhvillohet online për të eliminuar çdo rrezik infektimi.  Në lidhje do të jetë edhe kryedemokrati Lulzim Basha, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtori i Emergjencave Kombëtar, Haki Çako.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha viktimat e covid ne shqiperi lulzim basha viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni