Rajoni

Pas tre ditësh përfundon procesi i votimit për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Koalicioni jonë pret mbështetje të madhe. Ali Ahmeti: Fitore në kampusin shqiptar

  • Proces i qetë zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, qytetarët kohë për të votuar deri në orën 21:00
  • Kandidati i parë shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Ziberi: Po përpiqemi të demontojmë çerdhet e fundit të rezistencës për barazinë e shqiptarëve
  • Kanë përfunduar sot pas 3 ditësh zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, ku mësohet se deri në orën 20:40 kanë marrë pjesë në votime 50.86 % e votuesve.
    Featured image of article: Pas tre ditësh përfundon procesi i votimit për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Koalicioni jonë pret mbështetje të madhe. Ali Ahmeti: Fitore në kampusin shqiptar Pamje nga votimet në Maqedoninë e Veriut
    Përditësuar:

    MAQEDONI E  VERIUT- Përfunduan votimet pas tre ditësh në Maqedoninë e Veriut. këto janë zgjedhjet e  dhjeta parlamentare që mbahen  në këtë shtet.  Zgjedhjet e parakohshme të këtij viti janë disi të pazakonta për shkak të situatës së pandemisë në të cilën mbahen.

    Prandaj janë ndarë edhe në tre ditë, ku të hënën patën mundësi të votonin të gjithë personat e infektuar koronavirus. Por dita e sotme zgjedhore do të zgjasë 2  orë më tepër se zakonisht dhe është shpallur ditë pushimi në Maqedoni.

    Qendrat e votimit në gjashtë njësi zgjedhore u hapën sot në orën 7:00, ndërsa votimi u mbyll në orën 21:00.

    Pasditen e sotme ka votuar edhe Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili është shprehur se këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për shkak se rezultati i këtyre zgjedhjeve përcakton pozitën, duke shtuar në këtë mënyrë do të arrijnë për katër vitet e ardhshme.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Gjithashtu sot është parë duke votuar edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili deklaruar se dëshiron që të ketë një proces të rregullt dhe të respektohen udhëzimet shëndetësore, ku ndër të tjera tha se pret një fitore nga kampusi shqiptar.

    Ndërkohë kujtojmë se votohet për 15 parti politike dhe koalicione të cilat gjithsej kanë 1.578 kandidatë. Votimi për këto zgjedhje ka filluar të hënën, kur votuan personat me Covid-19, në vetizolim.

    A.C/Dosja.al

    • 21:09

      Përfundon procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut

      Pamje nga nje komision ne njesite e votimit, Maqedoni.

      Pas 14 orësh ka përfunduar edhe procesi i votimit në Maqesdoninë e Veriut.  Ora 21: 00 ka shënuar fundin  e procesit të votimit për zgjedhjet e dhjeta parlamentare në vend. Siç shkruajnë edhe mediat vendase nga të dhënat e fundit të KSHZ-së, të publikuara për orën 19:00, dalja votuesve në zgjedhje është 45.77%. Të dhënat përfundimtare priten të kumtohen pas orës 21.30.  Ndërsa mësohet se deri në orën 20:40  gjithsejtë kanë votuar 922.678 qytetarë ose ndryshe 50.86 % e votuesve. Dalje më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore kurse dalja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore. Njësia e Parë Zgjedhore 52.17%

      Njësia e Dytë Zgjedhore 47.97%
      Njësia e Tretë Zgjedhore 57 37%
      Njësia e Katërt Zgjedhore 59.79%
      Njësia e Pestë Zgjedhore 50.16%
      Njësia e Gjashtë Zgjedhore 39.23%

    • 20:36

      Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ KSHZ: Deri në orën 19:00 kanë voruar 45.77 % e votuesve

      Foto ilustruese

      Kanë kaluar më shumë se 12 orë që prej nisjes së votimeve ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut,  ndërsa pritet të mbyllen në orën 21:00. Sipas mediave vendase mësohet se deri në orën 19:00, gjithsej kanë votuar 830.370 qytetarë ose ndryshe 45.77 % votuesve.  Ndërkohë nga përllogaritjet sipas njësive mësohet se pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore, ndërsa pjesmarrja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore.  Njësia e Parë Zgjedhore 47.4% Makedonski Brod

      Njësia e Parë Zgjedhore 47.4%

      Njësia e Dytë Zgjedhore 43.04%

      Njësia e Tretë Zgjedhore 51.52%

      Njësia e Katërt Zgjedhore 53.44%

      Njësia e Pestë Zgjedhore 44.89%

      Njësia e Gjashtë Zgjedhore 35.49%

    • 16:54

      Votimi mbyllet në orën 21:00/ Pjesëmarrja e qytetarëve deri më tani në Maqedoninë e Veriut

      Foto ilustruese

      Maqedonia e Veriut ditën e sotme mban zgjedhjet e dhjeta parlamentare. Autoritetet zgjedhore në vend njoftojnë se deri në ora 15:00, gjithsejtë deri më tani kanë votuar 576,576 qytetarë e përkthyer në 31.78 % e votuesve.  Sipas njësive zgjedhore, njësia e tretë ka pjesëmarrjen më të madhe të votuesve deri në orën 15:00, ndërsa pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në njësinë zgjedhore numër gjashtë.Njësia e Parë Zgjedhore 34.51 %

      Njësia e Dytë Zgjedhore 29.96%

      Njësia e Tretë Zgjedhore 37.24%

      Njësia e Katërt Zgjedhore 35.56%

      Njësia e Pestë Zgjedhore 31.51%

      Njësia e Gjashtë Zgjedhore 22.85%

    • 16:36

      “Pres fitore në kampusin shqiptar”, Voton Ali Ahmeti: Faqe e re në historinë e këtij vendi

      Kreu i BDi-së Ali Ahmeti.

      Sot ka votuar në zgjedhjet e parakohshme paralamentare edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ditën e sotme në njësinë e gjashtë zgjedhore, në qendrën e votimit 0816, fshati Zajaz i Kërçovës.  Ndërkohë pas votimit, Ahmeti ka deklaruar se dëshiron që të ketë një proces të rregullt dhe të respektohen udhëzimet shëndetësore, ku ndër të tjera tha se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme nëse dihet se deri tani kemi përfunduar shumë procese të rëndësishme për rajonin dhe paqen në përgjithësi. “Hapet faqe e re në historinë e këtij vendi, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me ç’rast fituesit kanë përgjegjësi historike që t’i plotësojë kushtet e nevojshme për BE. Do të duhet të punohet në ngritjen e standardit për jetë më të mirë, arsim dhe shëndetësi më të mirë. Do të thotë, do të ketë punë të madhe që të plotësohen kërkesat dhe pritjet e popullit. Unë jam i bindur se do të arrijmë. Dihet platforma e ynë, pres fitore në kampusin shqiptar.”- ka deklaruar Ahmeti para mediave.  Kujtojmë se një muaj më parë Ahmeti u shpreh se dëshiron që Maqedonia e Veriut të udhëhiqet nga një lider shqiptar, duke thënë se nëse atje ka maqedonas ka edhe shtetes shqiptar.

    • 16:27

      Voton Zaev: Zgjedhje të rëndësishme, koalicioni jonë pret mbështetje të madhe

      Zoran Zaev ne votime, me bashkeshorten e tij Zorica.

      Sot ka votuar për zgjedhjet e dhjeta parlamentare në Maqedoninë e Veriut edhe Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, sëbashku me bashku me bashkëshorten e tij Zorica Zaeva në Strumicë. Pas votimit, Zaev është shprehur për mediat se këto zgjedhje janë me rëndësi të veçantë edhe pse mbahen në një kohë ndryshe nga të tjerat. “Me të vërtetë, këto janë zgjedhje më ndryshe se të tjerat, por nuk janë më pak të rëndësishme. Shumë janë të rëndësishme për shkak se rezultati i këtyre zgjedhjeve përcakton pozitën dhe si do të arrijmë për katër vitet e ardhshme dhe gjithsesi, si do të jetë jeta e qytetarëve në katër vitet e ardhshme. Besoj se me pozitivitetin tonë dhe fushatën promovuese, kemi arritur t’i bindim qytetarët se koalicioni i udhëhequr nga LSDM, koalicioni “Mundemi” pret mbështetjen më të madhe.”- ka thënë ai. 

    • 14:09

      Parregullsi gjatë procesit zgjedhor/ Tërhoqi çantën e anëtares së Komisionit Zgjedhor, arrestohet 47-vjeçari në Shkup

      Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski

      Ditën e sotme Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Toni Angellovski ka njoftuar se gjatë hapjes së qendrave të votimit deri më  tani është regjistruar një shkelje e rendit dhe qetësisë në Shkup, shkruajnë mediat vendase. Sipas deklaratës së Angellovskit, bëhet fjalë për një incident që ka ndodhur tek Shkolla Fillore “Petar Pop Arsov”, kur 47-vjeçari me iniciale V.Sh. ka nisur një zënkë me përfaqësuesit e Këshillit zgjedhor, ku në një moment ka tërhequr çantën e anëtares së këtij komisioni zgjedhor.  Gjithashtu është njoftuar se shtetasi V.Sh. ka fotografuar me celular hapësirën e qendrës së votimit. E për këto shkaqe ai është vënë nën pranga nga policia maqedonase.  Ndërkohë më tej sa i përket kësaj çështje Angellovski shtoi se në vendvotimet tjera procesi zhvillohet pa pengesa, qetë, respektohen protokollet për votim. Ai theksoi se në MPB janë paraqitur disa parregullsi tjera si agjitacion, sjellje votuesish në vendvotim si dhe disa raportime për ofrim parash për vota.

    Shto Koment