Rajoni

Sot kryeministër i Kosovës/ Çfarë tha Avdullah Hoti para dy vitesh për Listën Serbe: Një qeveri e varur prej tyre është jo stabile

Ai aso kohe premtoi se LDK-ja nuk do të pranojë në asnjë mënyrë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës.
Featured image of article: Sot kryeministër i Kosovës/ Çfarë tha Avdullah Hoti para dy vitesh për Listën Serbe: Një qeveri e varur prej tyre është jo stabile Avdullah Hoti

PRISHTINË– Sot Avdullah Hoti ka marrë zyrtarisht postin e kryeminstrit të Kosovës, pasi ditën e djeshme u zgjodh me 61 vota pro në Parlamentin e Kosovës.

I votuar dhe mbështetur nga  deputetët e Listës Serbe, Hoti sot mban postin e Kryeministrit të vendit, por 2  vite më parë ai ishte  kundër Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, ku thoshte se  Qeveria nuk mund të jetë stabile nëse kur shumica e thjeshtë prej  61 votave në Kuvend varet nga deputetët e Listës Serbe.

Ndër të tjera ai aso kohe premtoi se LDK-ja nuk do të pranojë në asnjë mënyrë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës, por dy tashmë që kanë kaluar dy vite nga kjo deklaratë, shihet që hoti sot është kryeministër falë votave nga Lista Serbe.

Hoti, i quante ata instrument i Beogradit dhe garantonte se LDK-ja do të marrë veprime të matura në përputhje me interesin nacional të Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Dalja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës konfirmon vërejtjet që kemi bërë me rastin e themelimit të Qeverisë, kur votimi i saj u vonua deri sa nuk mbërritën nga Beogradi deputetët e Listës Serbe. Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të jetë stabile, kur shumica e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend varet nga deputetët e Listës Serbe, të cilët, fatkeqësisht, janë bërë një instrument i Beogradit dhe nuk sillen si përfaqësues të interesave të qytetarëve të Kosovës, nga të cilët janë votuar. Në këtë gjendje të re të krijuar, LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës. LDK-ja, në asnjë rast, nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës. Qëndrimet e lidershipit të LDK-së, edhe në ditët në vijim, do të jenë në dobi të përmirësimit të situatës dhe të kthimit të saj në favor të Kosovës. LDK – Zyra për Informim.”– shkruante ai.

 

Postimi Avdullah Hotit ne Facebook

Mëngjesin e sotëm Avdullah Hoti mori detyrën si kryeministër i Kosovës. Hoti shkoi në zyrën e tij për të filluar nga punët, por nuk u prit nga ish-kryeministri Albin Kurti.  Ndërkohë një ditë më parë votua qeveria e re në Kosovë. Me 61 vota pro Avdullah Hoti u vendos kryeministri i Kosovës.

A.C/Dosja.al

Shto Koment