Aktualitet

Sot iu pre jeta në mes, kush është Bledar Birçaj, biznesmeni 40-vjeçar që ishte i dyshuar për vrasje, i skeduar që prej 2011-ës

PROFIL
Në këtë moment atij i preu rrugën një tjetër automjet nga ku u qëllua me breshëri kallashnikovi.
Featured image of article: Sot iu pre jeta në mes, kush është Bledar Birçaj, biznesmeni 40-vjeçar që ishte i dyshuar për vrasje, i skeduar që prej 2011-ës Pamje nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

VLORE– Bledar Birçaj, 40 vjeç nuk është një emër i panjohur për Policinë e Vlorës. Ai ishte duke udhëtuar sot me mikun e tij në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”, ku po drejtonte automjetin tip BMW x5. Në këtë moment atij i preu rrugën një tjetër automjet nga ku u qëllua me breshëri kallashnikovi. Birçaj po lëvizte me automjetin tip “BMË” me targa AB 797 CS kur është qëlluar nga një automjet po në lëvizje.

Por kush është Bledar Birçaj?

Biznesmeni 40-vjeçar është pronari i një lokali të njohur pranë bregdetit në vlorë. Ai ka qenë i arrestuar në vitin 2011 pasi ishte i dyshuar për një vrasje.

Birçaj, asokohe rreth 30 vjeç ia doli të mbyllte problemet me drejtësinë disa muaj pasi u la në masën e sigurisë “arrest me burg”. Dyshimet kryesore janë se ka qenë i akuzuar për vrasje dhe më pas çështja është mbyllur në muajin korrik 2011. Po ashtu, ai ka kërkuar edhe dëmshpërblim nga gjykata e Lartë ndaj shtetit për burg të padrejtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas vendimit,  paditësi Bledar Birçaj është arrestuar pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë; “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”, parashikuar nga nenet 78-22-25; 278/2 dhe 150 të Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.23 datë 27.01.2011, ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin e shtetasit Bledar Birçaj, të kryer më datë 24.01.2011 dhe ndaj tij është vendosur si masë sigurimi personal ajo e “arrestit në burg” me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.90 datë 09.03.2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

Por më pas, mbi kërkesën e paditësit Bledar Birçaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.220 datë 26.04.2011, ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Në përfundim, me vendimin datë 25.07.2011 të Prokurorisë së Vlorës u vendos pushimi i çështjes.  Ndërsa sot, ai u vra në një atentat tipik mafioz në mes të qytetit të Vlorës.


LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet pronari i “The Boss” në Vlorë, Bledar Birçaj po udhëtonte me BMW X5, autorët i prenë rrugën dhe e qëlluan me breshëri, shpëton për mrekulli pasagjeri, biznesmeni ishte skeduar në të shkuarën (NGJARJA)

(F.g/dosja.al)

Shto Koment