Aktualitet

Sot Fitër Bajramin, mijëra besimtarë falen në xhamitë e vendit, pas përmbylljes së muajit të Ramzanit

Mijëra besimtarë falen në xhamitë e vendit për Fitër Bajram. Në Tiranë falja e e Namazit u bë te xhamia e Kokonozi, te Pazari i ri.
Featured image of article: Sot Fitër Bajramin, mijëra besimtarë falen në xhamitë e vendit, pas përmbylljes së muajit të Ramzanit

Tiranë- Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Barjamin, pas përmbylljes së muajit të Ramazanit. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  në Tiranë nuk u mblodhën mijëra besimtarë për të falur Namazin, kjo për shkak të koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por faljet u zhvilluan në xhamitë e vendit, ku mijëra besimtarë u falën para Zotit për mëkatet e tyre dhe shëndentin e familjarëve.  Në Tiranë falja e e Namazit u bë te xhamia e Kokonozi, te Pazari i ri, ku faljen e drejtoi drejtoi kreu i Komunitetit Myslyman, Bujar Spahiu.

Çfarë është Fitër Bajrami?
Kjo është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët mysliman, pasi zhvillohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.
J.V/Dosja.al 

  • 11:45

    Agjeroi për 30 ditë, mes besimtarëve që kremtuan Fiter Bajramin edhe 8-vjeçari nga Fushë-Kruja

    FUSHË-KRUJË -Besimtarët myslimanë në Shqipëri kremtuan ditën e sotme, festën e Fiter Bajramit. Dhjetëra qytetarë në Fushë-Krujë u mblodhën pranë xhamive të qytetit për të kryer faljen e Bajramit.

    Hoxha i qytetit, Muharrem Vrana ka falenderuar të gjithë besimtarët që agjeruan gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa uroi për më shumë harmoni dhe begati. Falja e namazit u krye në Xhaminë e re në Fushë-Mamurras, e cila është dhuratë e myftinisë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

    8-vjeçari që agjeroi për 30 ditë

    Pjesë e atyre që agjeruan ishte edhe 8-vjeçari, Bjorni Maxhalaku. Fiter Bajrami u kremtua edhe në xhamitë e Krujës dhe të Kurbinit në një atmosferë mjaft të gëzuar.

     

  • 9:00

    Fitër Bajrami/ Ambasada e SHBA-së uron besimtarët myslimanë: Ditë reflektimi, shëndet dhe gëzime!

    Urimi i ambasadës amerikane

    Ambasada Amerikane në vendin tonë ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për Fitër Bajarmin. Në një postim në Facebook ambasada amerikane i uron besimtarëve shëndet dhe gëzim në familjet e tyre.

    “Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Fitër Bajramin. Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, shkruhet në urimin e ambasadës Amerikane.

  • 8:25

    Besimtarët myslimanë falin Namazin, xhamitë e vendit mbushen plot, shumë qytetarë ulen jashtë tyre (FOTO)

    Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin u mblodhën pranë xhamive mëngjesin e sotën për të falur Namazin. Xhamitë e vendit u mbushën plot me njerëz, aq sa shumë prej besimtarëve e kryen faljen jashtë këtyre godinave.

    Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, besimtarët në Berat kanë falur Namazin, në xhaminë e Plumbit dhe shumë prej tyre janë ulur jashtë. Kjo për shkak të numit të lartë të besimtarëve dhe për të ruajtur distancën si pasojë e COVID-19.  Ndërkohë edhe një Elbasan dhe Kukës ka qenë e njëjta situatë.

Shto Koment