Rajoni

Sot filloi zyrtarisht zbatimi i emrit të ri, ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’

Maqedonia njihet zyrtarisht si “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Marrëveshja e Prespës ka hyrë plotësisht në fuqi.
Featured image of article: Sot filloi zyrtarisht zbatimi i emrit të ri, ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’

Ditën e sotme Maqedonia njihet zyrtarisht si “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Zbatimi do të nisë nga tabelat kufitare, ato të institucioneve dhe organeve të pushtetit qendror dhe lokal. Kudo do të vendoset emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. 

“Këto masa rregullojnë zbatimin e emrit të ri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me vendimet e Qeverisë, ministritë përkatëse, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në kuadër të shtetit, në përputhje me afatin e paraparë për fuqizimin e amendamenteve do të detyrohen të bëjnë ndërrimin e tabelave në vendkalimet kufitare, përfaqësitë diplomatike dhe konsulare si dhe në hyrjet e institucioneve”, pohoi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë. Ndryshimet që do të zbatohen do të jenë në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ky ndryshim erdhi pas marrëveshjes së Prespës, e cila më pas u votua në parlamentet e dy vendeve, Greqisë dhe Maqedonisë.  Në Greqi pasi protesta të mëdha para parlamentit grek pasi nuk ishin dakort me këtë marrëveshje. Mbi 40 persona u plagosën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment