Sport

Sot është 10-vjetori i Panajot Panos, FSHF harron legjendën e futbollit shqiptar

Përvjetori i tij duhej të ishte një ditë speciale në shtëpinë e futbollit, por nuk ka rezultuar kështu
Featured image of article: Sot është 10-vjetori i Panajot Panos, FSHF harron legjendën e futbollit shqiptar Panajot Pano

Panajot Panon. Edhe në këtë përvjetor të vdekjes së tij, ka qënë klubi i Futbollit Partzani, ai që ka kujtuar legjendën e fushës Pano.

‘Partizani’ e ka kujtuar edhe sot me anë të një videomesazhi të postuar në rrjetet sociale.

Në këtë video, numërohen titujt individual që Pano ka fituar ndër vite.

Pano i cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka dhënë asnjë mesazh dhe as nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet gjatë ditës së sotme.

Jo vetëm kaq, por nëse shikojmë faqen zyrtare të FSHF-së, asnjë mesazh nuk është shkruar për Panajot Panon.

A është kjo një shpërfillje e ikonës së futbollit shqiptar, i cili për më shumë se 18 vite dha kontributin e tij të madh në stadiumet shqiptare dhe jo vetëm?

Pano ka realizuar plot 136 gola në 210 ndeshje me fanellën e Partizanit, duke fituar gjithçka që mund të fitohej në futbollin shqiptar në ato vite , 4 kampionate dhe 5 Kupa, ndërsa me Kombnëtaren kuqezi ka shënuar 4 gola në 24 prezenca.

Të panumërta nderimet për Mbretin Shqiptar të golit nga institucionet shqiptare dhe të huaja. Panajot Pano është “Mjeshtër i Madh i Sportit”, FSHF në vitin 2008 e njohu institucionalisht me cmimin “Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, Ndërsa Uefa dhe Fifa i kanë akorduar çmimin “Lojtari Shqiptar i Shekullit”. Të tjera nderime ndërkohë janë dhe titulli “Nderi i Kombit”, si dhe Simboli i Qytetit të Tiranës.

Po kush ishte Panajot Pano?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Panajot Pano (7 Mars, 1939 në Durrës — 19 Janar, 2010 në Jacksonville, Florida, ShBA) ishte futbollisti që mbeti si një legjendë në futbollin shqiptar.

Transferimi i Panajotit dhe familjes së tij në Durrës zgjati pak, sepse shumë shpejt transferohen në Tiranë. Ndoshta fati e çoi që familja të marrë një shtëpi pikërisht në zonën sportive të qytetit. Këtu djaloshi i ri pati fatin të marrë mësime nga profesori edukimit fizik dhe njohësi i mirë i futbollit, Myftar Marku që shumë njerëz thonë se ka qenë figura kryesore në formimin e tij sportiv.

Por ai djalosh që dëshironte të luante futboll nga mëngjesi deri në darkë, mbase nuk kishe nevojë për mësime për futbollin. Panajoti ishte një talent, kishte lindur për të luajtur në nivele të larta dhe të gjithë ata që kishin fatin ta shikonin të luante i konfirmonin këto mbresa. Një ndër lojtarët më të fortë dhe mbrojtësit më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, Skënder Halili, në vitin 1955 dallon të riun Pano dhe e dërgon tek të rinjtë e Tiranës, që atëherë quhej “Spartak Tirana”.

E fillon karrierën e tij sportive 12 vjeç në skuadrën e të rinjve të SK Tirana si portier, rol që do ta mbulojë shumë herë në skuadrat zinxhir.

“Të gjithë dëshironin të luanin në sulm, unë dëshiroja vetëm të luaja futboll, edhe në portë isha mirë”, kështu e ka komentuar në fund të karrierës atë periudhë të adoleshencës së tij vetë Pano.

Pikërisht te Tirana njihet me njeriun që do të ndryshojë përfundimisht karrierën e tij, trajnerin e skuadrës së parë Z. Xhavit Demneri. Tani, dihet nga të gjithë që, gjenitë janë pothuajse gjithmonë anonimë dhe, pikërisht për këtë, mbase edhe Demneri atë mëngjes të vitit 1956 do të jetë dukur i çmendur, kur në pushimin e miqësores ndërmjet Partizanit (skuadra ishte duke humbur 0-4) i shprehet Panos: “Ti, djalosh, shko në sulm”.

I pajisur me një teknikë të përsosur driblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së futbollit. Pano shquhej si sulmues me një sprint të fuqishëm, finalizues me aftësi të rralla fizike

Ai vdiq me 19 janar të vitit 2010 në Jacksonville, Florida, SHBA nga një atak kardiak.

Marrë nga TiranaToday

M.P. / Dosja.al

Shto Koment