Showbiz

Sot e quan ‘dashnore’/ Si nisi SAGA e sherrit të Ronelës me Samantën që dikur kërcenin rrugëve të Parisit, Skivi mes dy zjarreve zgjedh të preferuarën

Nga postimet e njëpasnjëshme që bënim në rrjetet sociale, kërcimet në rrugët e Parisit dhe komplimentet nëpër foto të ndryshme, Samanta dhe Ronela filluan të shmangeshin dhe të mos frekuentoheshin më.
Featured image of article: Sot e quan ‘dashnore’/ Si nisi SAGA e sherrit të Ronelës me Samantën që dikur kërcenin rrugëve të Parisit, Skivi mes dy zjarreve zgjedh të preferuarën Samanta Karavella, Visar Shala dhe Ronela Hajati
Përditësuar:

TIRANË– Prej disa javësh Ronela Hajati dhe Zerka thumbojnë Samanta Karavellën, të cilat edhe kjo e fundit ua ka kthyer në mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë. Madje në video të publikuar në rrjetet sociale nga emisioni “Shiko kush luan”, Ronela shprehet: Ma keni bërë Samantën si dashnore!

Por krisja e marrëdhënies së Samantës dhe Ronelën daton që para katër vitesh.

Në vitin 2015, dy këngëtaret shqiptare u përçanë…

Nga postimet e njëpasnjëshme që bënim në rrjetet sociale, kërcimet në rrugët e Parisit dhe komplimentet nëpër foto të ndryshme, Samanta dhe Ronela filluan të shmangeshin dhe të mos frekuentoheshin më.

Por si qëndron e vërteta e këtij sherri?

Atëherë…Le të kujtojmë një nga një deklaratat e dy këngëtareve, kur janë pyetur për sherrin e bujshëm.

Në dhjetor të vitit 2015, Ronela foli për herë të parë për këtë sherr duke e cilësuar Samantën si shumë të mirë për të qenë shoqja e saj.

Samantës i uroj gjithë të mirat, të shkojë lart e më lart. Njerëzit nganjëherë shkëputen dhe ftohen marrëdhëniet edhe kur janë mirë. Unë nuk jam njeri që bëj sherr, nuk kam bërë kurrë sherr me njeri. Samanta nuk më ka zhgënjyer. Me nuk jemi më shoqe sepse Samanta është shumë e mirë për mua,”- tha Ronela në një intervistë.

Nga ana tjetër, Samanta sapo kishte publikuar këngën e saj ëm të re “SS”, në bashkëpunim me Skivin, reperin e njohur, emri i vërtetë i të cilit është Visar Shala. Skivi është përfolur si ‘molla’ e sherrit mes dy këngëtareve, ish-shoqe të ngushta, por këtë gjë Ronela e mohoi.

Më duket arsye ordinere për t’u zënë me një femër tjetër,”- tha Hajati ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por mediat në ato vite raportonin ndryshe. “Bluetooth” shkroi në një artikull në vitin 2011 se mes Ronela Hajatiti dhe Visar Shalës ka pasur një lidhje dashurie, e cila u përçua edhe në festiavlin e “Këngës Magjike” me anë të këngës “Nelës”.

Sipas të njëjtave burime, teksti i këngës fliste për një histori dashurie mes dy protagonistëve, dhe se kjo këngë ishte një dedikim i fshehtë i Ronelës që bëri për Skivin. Edhe pse kjo gjë nuk u pranua asnjëherë publikisht nga dyshja, zërat flasin ndryshe.

Menjëherë pas krisjes së marrëdhënieve mes Smanata Karavellës dhe Ronela Hajatit, rrjeti filloi të ziejë duke dalë në përfundimin se sihte Samanta ajo që kishte hyrë mes çiftit dhe kishte nisur një marrëdhënie me reperin.

Kohë më vonë, Karavella foli për ngacmimet në karrierë dhe një nga emrat që përmendi ishte ai i Visar Shalës, duke konfirmuar kështu një pjesë të fjalëve që qarkullonin prej kohësh. Për sherrin me Ronelën, Samanta tha se thejsht ka vendosur të nisë një kapitull të ri në jetën e saj dhe se nuk i pëlqejnë intrigat.

Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra,”- u shpreh Samanta.

Por roli i Skivit nuk u sqarua kurrë në këtë mes….A ishte vërtet reperi arsyeja që u prish shoqëria e shumë viteve mes Ronelës dhe Samantës?

Me një vëzhgim në rrjetet sociale, shohim se Visar Shala, mes dy këngëtareve, ka zgjehdur që të ruajë marrëdhënie me Samanta Karavellën! I gjendur mes ‘dy zjarreve’, Skivi ka zgjedhur të preferuarën e tij…

(f.m/dosja.al)

Shto Koment