LIVE UPDATES
Bota

Sot e fituar, por e ardhmja mbetet e hapur

24 Nëntor 2019, 06:58 Nga DOSJA
Sot e fituar, por e ardhmja mbetet e hapur

Gjermani- Një goditje e fortë, e papritur, vetëm në fund: Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), prej një viti kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU, shtroi pyetjen e kryesimit të partisë në kongresin e CDU në Lajpcig. Nëse partia e do këtë, ajo e lë detyrën sot, në këtë moment dhe këtu…tha në fund të fjalimit të saj, AKK. Llogaria e saj doli: Delegatët e kongresit të CDU-së e mbështetën kryetaren e partisë, me duartrokitje të gjata e ritmike. Për fjalimin, Kramp-Karrenbauer korri lëvdata madje edhe nga vetë kritikët.

Presioni ndaj kryetares së partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) në këtë kongres ishte i madh. Shumë i madh. Ajo ndodhej me shpatulla pas muri. AKK i duhej një goditje çliruese. Që kjo u bë e nevojshme pas një kohe shumë të shkurtër drejtimi tregon, se ajo ka bërë shumë gabime.

Prej muajsh një proces vetëshkatërrimi

Në fjalimin e saj, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) e vuri gishtin tek temat e së ardhmes: Digjitalizimi, inteligjenca artificiale, inovacioni, por edhe tek arsimi dhe politika e mbrojtjes. Në një botë që ndryshon vazhdimisht dhe që i bën kaq të pasigurtë njerëzit, AKK dëshiron që partia e saj të jetë ajo që përcakton drejtimin të lidhur me sukses me pushtetin.

Kritikët e saj prej muajsh kishin vënë në lëvizje një proces vetëshkatërrimi, si kurrë më parë në CDU. Një gjendje e tillë pakënaqësie e paralizoi partinë, dhe i kushtoi në zgjedhjet e fundit në lande shumë vota. Uniteti – kjo ka qenë një marka dalluese e CDU-së. E gjithmonë, kur kjo parti ka qenë e bashkuar ka qenë edhe e suksesshme.

Me qëllim që ky unitet të ekzistojë edhe përtej fjalimit në kongresin e partisë, AKK duhet të ndryshojë strategjinë e saj. Lëshimet e shumta për kampin kundërshtar, vetëm se e kanë sfumuar profilin e saj, autenticitetin dhe i kanë dëmtuar besueshmërinë. Në vitin e parë si kryetare e CDU-së, AKK kërkoi afrimin me kritikët e saj. U përpoq të distancohej nga mbështetësja e saj, Angela Merkel dhe ta orientonte partinë më shumë drejt konservatorizmit të djathtë. Madje sekretar të përgjithshëm ajo bëri dikë që vinte nga kampi kundërshtar. Asgjë nga këto nuk u shpërblye. Tani në fjalimin e saj, ajo e vendosi CDU-në qartësisht në qendrën e shoqërisë

Një luftëtare e durueshme

AKK tregoi në këtë kongres: ajo dëshiron të ndjekë rrugën e saj e të mësojë nga gabimet. Kryetarja e CDU-së është një luftëtare e durueshme. Tani këtë moment ajo duhet ta shfrytëzojë për një fillim të ri. Letrat për këtë ajo i ka në dorë. Si ministre e Mbrojtjes duhet të tregojë, se di të drejtojë një post të rëndësishëm të qeverisë, dhe që di të luajë edhe në skenën ndërkombëtare. Si kryetare partie duhet të tregojë, që ajo mund ta pozicionojë partinë rishtazi me një program të ri modern dhe përmbajtësor.

Por deri në zgjedhjet e Bundestagut – më së voni në vitin 2021 – është ende një rrugë e gjatë përpara. Nëse nuk prishet më parë koalicioni me socialdemokratët dhe Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme. Konkurrentët janë në pritje të rastit të përshtatshëm dhe të gabimeve të reja të AKK, për t’u futur vetë në garën për kancelar. Ky kongres ishte ende shumë herët edhe për vetë konkurrentët për ta vendosur këtë çështje. Edhe pas kongresit, kandidatura si kancelare, e me gjasë edhe pasardhëse e Merkelit nuk është aspak e vetëkuptueshme për kryetaren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK).

Marrë nga DW 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota katharina kroll kryetarja e cdu gjermani katharina kroll kryetarja e cdu gjermani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni