Aktualitet

‘Sot do bëj vrasje!’/ Vrasjen e 21 vjeçarit shqiptar, detaje nga krimi makabër në Angli, ‘lidhja’ e të riut me dy italianët dhe SMS-ja që i zbuloi në celular

Kuzhinierët italianë Petriccione, 46 vjeç dhe D’Agostino, 45 vjeç, do të dalin në gjyq para një jurie, e cila përbëhet nga tetë burra dhe katër gra. Gjatë seancës paraprake të zhvilluar sot, të dy burrat konfirmuan vetëm emrat e tyre në bankën e të akuzuarve.
Featured image of article: ‘Sot do bëj vrasje!’/ Vrasjen e 21 vjeçarit shqiptar, detaje nga krimi makabër në Angli, ‘lidhja’ e të riut me dy italianët dhe SMS-ja që i zbuloi në celular Serxhio Marku

BRITANI E MADHE- Nis gjyqi për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar Serxhio Marku, më 11 shtator të vitit të kaluar në Stanfforf Road. Dy të akuzuarit kryesorë për vrasjena janë Giuseppe Petriccione dhe Francesco D’Agostino, të cilët i shkaktuan dëme të rënda të riut, që ndërroi jetë në spital.

Kuzhinierët italianë Petriccione, 46 vjeç dhe D’Agostino, 45 vjeç, do të dalin në gjyq para një jurie, e cila përbëhet nga tetë burra dhe katër gra. Gjatë seancës paraprake të zhvilluar sot, të dy burrat konfirmuan vetëm emrat e tyre në bankën e të akuzuarve.

Ndërsa gjyqtarja Christine Laing tha se gjyqi pritet të zgjasë katër javë pasi çështja do të rigjykohej sepse procesi i parë në mars u anulua për shkak të krizës së koronavirusit. Megjithatë dy italianët i kanë mohuar të gjtha akuzat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Serxhio Marku, 21 vjeç, u gjet gati i vdekur në kuzhinën e një banese në Brighton në 11 shtator, 2019. Marku, i njohur si Jack, ishte një tregtar droge u tha më vonë në gjykatë. Të pandehurit e kishin kontaktuar atë mbi njëqind herë në muajt para vdekjes së tij dhe tani fajësonin njëri-tjetrin për vrasjen. Nga të dhënat telefonikë në orën 11.41 është dërguar një mesazh nga telefoni i D’Agostino, ku shkruhej: Sonte do të bëj një vrasje!

Marrë nga theargus.co.uk

(k.m.dosja.al)

Shto Koment