Rajoni

Sot dita e katërt/ Presidenti Thaçi shkon sërish në Hagë, seanca e fundit e pyetjeve nga prokurorët

Sot dita e fundit e presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Për tri ditë rresht ai është intervistuar nga 6 orë, teksa të martën dhe të mërkurën, zgjodhi edhe të mos prononcohej për mediat. 
Featured image of article: Sot dita e katërt/ Presidenti Thaçi shkon sërish në Hagë, seanca e fundit e pyetjeve nga prokurorët Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

HOLANDË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të shkojë edhe sot për herë të fundit për t’u intervistuar nga  Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Për tri ditë rresht ai është intervistuar nga 6 orë, teksa të martën dhe të mërkurën, zgjodhi edhe të mos prononcohej për mediat.

Më 24 prill, Prokuroria ka paraqitur një aktakuzë për rreth 100 krime lufte kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe 9 luftëtarëve të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse aktakuza ishte vendosur që në prill, më 24 qershor, pak para se Thaçi të mbërrinte në Uashington për takimin me përfaqësuesit e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në media u shpërnda lajmi për akuzat ndaj tij.

Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment