Kulture

Sot Dita Botërore e Teatrit, aktorët japin mesazhe shprese nga karantina: Do takohemi sërish, sot qëndroni në shtëpi

VIDEO
Por sot aktorët kanë treguar se e vuajnë këtë mbyllje në shtëpi, dhe sot në Ditën Botërore të Teatrit ata kanë treguar se u mungon skena.
Featured image of article: Sot Dita Botërore e Teatrit, aktorët japin mesazhe shprese nga karantina: Do takohemi sërish, sot qëndroni në shtëpi Arben Derhemi, Artan Imami, Elia Zaharia, Niada Saliasi

TIRANË- Shqipëria dhe e gjithë bota është duke u përballur me koronavirusin, i cili ka izoluar qytetarët dhe shumë institucionet janë mbyllur. Një nga institucionet e prekura nga COVID-19 është dhe teatri. Pre shumë javësh aktorët nuk janë më në skenë, e sallat janë pa publik.  Por sot aktorët kanë treguar se e vuajnë këtë mbyllje në shtëpi, dhe sot në Ditën Botërore të Teatrit ata kanë treguar se u mungon skena.


Me anë të mesazheve në Facebook, aktorët Indrit Çobani, Arben Derhemi, Luli Bitri, Luzlim Zeqaja, Andi Deçka, Olta Daku, Laert Vasili etj, kanë uruar të gjithë qytetarët për këtë ditë të shënuar në kalendarin e teatrit dhe kanë dhënë mesazhe shprese.  Ata janë shprehur se luftën me virusin do e fitojnë dhe nshumë shpejt do jenë në skenë për të rrëmbyer duartorkitjet e publikut.

POSTIMI I TEATRIT KOMBËTAR

🎭DITA BOTËRORE E TEATRIT🎭 🔸️Të dashur miq ! Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, po ju njohim me mesazhin e Institutit Ndërkombëtar të Teatrit për vitin 2020. Ky mesazh është shkruar nga z. Shahid Nadeem, dramaturg pakistanez dhe njëkohësisht Drejtues i Teatrit të mirënjohur ‘Ajoka’ në Lahore

🔷️TEATRI SI NJË FALTORE🔷🔹️Në fund të performancës në Teatrin ‘Ajoka’, ku jepej shfaqje mbi poetin sufi Bulleh Shah, një burrë i vjetër i shoqëruar nga një djalosh i ri, shkuan drejt aktorit i cili po luante rolin e ‘Sufit të Madh’ dhe i thotë: “Nipi im është i pamundur, a mundemi ju lutem t’i jepni atij një bekim?”. Aktori u step dhe tha: “Unë nuk jam Bulleh Shah, jam thjesht një aktor, i cili po luan rolin e tij”. I moshuari i kthehet: “Bir, ti nuk je aktor, ti je mishërimi i Bulleh Shah”. Papritur, një koncept i ri i teatrit lindi për ne, ku aktori bëhet mishërim i rolit që po portretizon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

🔹️Duke eksploruar historitë si ajo e Bulleh Shah, dhe ka aq shumë të tilla në të gjitha kulturat, mund të bëhet një urë mes nesh, krijuesve të teatrit dhe një audience të panjohur, por entuziaste. Ndërkohë që performojmë në skenë, shpeshherë, harrohemi në filozofinë e teatrit, në rolet tona si lajmëtarë të ndryshimeve sociale dhe lejmë prapa seksione të masës. Në angazhimin tonë me sfidat së tashmes, ne e privojmë veten nga mundësia e eksperiencës për të prekur thellë shpirtërisht, një eksperiencë që teatri e mundëson. Në botën e sotme, ku intoleranca, urrejtja dhe dhuna janë rritje, planeti ynë po zhytet thellë e më thellë në një katastrofë klimatike, ne duhet të rifitojmë forcën tonë shpirtërore. Ne duhet të luftojmë plogështinë, letargjinë, pesimizmin, zilinë, dhe indeferencën e botës ku jetojmë, planetit ku jetojmë. Teatri ka një rol, një rol fisnik, në dhënien e energjisë dhe mobilizmin e njerëzimit për ta ngritur atë nga rënia në humnerë. Mund ta ngrejë skenën, hapësirën e performancës, në diçka të shenjtë.

🔹️Në Azinë jugore, artistët prekin me respekt dyshemenë e skenës para se të hyjnë në të, një traditë e lashtë kur bota kulturore dhe shpirtërore ishin të ndërthurura. Është koha për ta rigjetur atë lidhje simbiotike mes artistit dhe audiencës, të kaluarës dhe të ardhmes. Të bësh teatër është një akt i shenjtë dhe aktorët mund të bëhen rimishërim të roleve që luajnë. Teatri ka potencialin të bëhet një faltore dhe faltorja një hapësire performance.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment