Politike

Sot 105 vjetori i Mbretëreshës Geraldinë/ Presidenti Meta e kujton me fjalët e Kadaresë: Atdheu është i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë

Presidenti Meta e kujton mbretëreshën me fjalët e Kadaresë. Ndër të tjera thuhet: "Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.
Featured image of article: Sot 105 vjetori i Mbretëreshës Geraldinë/ Presidenti Meta e kujton me fjalët e Kadaresë: Atdheu është i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë Mretëresha Geraldinë dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  Meta ka zgjedhur të publikojë  disa rreshta nga letra që shkrimtari Ismail Kadare i drejtonte Mbretëreshës më 12 mars 2002. Ndër të tjera thuhet: “Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”. Zgjodha këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, për të përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së saj. Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la “Trëndafili ynë i bardhë”.
Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Sot 105 vjetori i Mbretëreshës Geraldinë/ Presidenti Meta e kujton me fjalët e Kadaresë: Atdheu është i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë

  1. Wawwwwwww!

Shto Koment