Politike

Soreca tregon jetën në karantinë: Jam mirë, familjen e kam në Itali. Duhet të respektojmë rregullat e autoriteteve

VIDEO
Ai shprehet se është mirë nga ana shëndetësore dhe punon nga shtëpia teksa familjen e ka në Itali dhe të gjithë janë në izolim.
Featured image of article: Soreca tregon jetën në karantinë: Jam mirë, familjen e kam në Itali. Duhet të respektojmë rregullat e autoriteteve Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri

TIRANË- Ambasadori i BE, Luigi Soreca, si të gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri është izoluar për shkak të COVID-19, gjatë një komunikimi që ka pasur me qytetarët, Soreca ka folur dhe për jetën e tij në karantinë.

Ai shprehet se është mirë nga ana shëndetësore dhe punon nga shtëpia teksa familjen e ka në Itali dhe të gjithë janë në izolim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jam mirë. Familjen e kam mirë në Itali. Përpiqemi të jemi afër njëri- tjetrit në këto ditë të vështira dhe të respektojmë rregullat. Sa më shumë të respektojmë respektojmë rregullat dhe të qëndrojmë në shtëpi ne mund të frenojmë infektimin. Respektimi i rregullave është i nevojshëm”, u shpreh ambasadori.

Luigi Soreca ka komunikuar sot me qytetarët, ku u është përgjigjur pyetjeve të tyre. Soreca ka treguar se çfarë është drita jeshile që BE dha për Shqipërinë, duke thënë se vendi ynë duhet të plotësojë dhe disa kushte të tjera. Po ashtu ai tha se 50 mln € që u akorduan për Shqipërinë nuk janë kredi, por grante. Ambasadori tregoi se COVID-19 e ka izoluar në shtëpi dhe po respekton rregullat e autoriteteve

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment