Politike

Soreca optimist mbi integrimin: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, jeni shumë pranë negociatave por janë disa detyra për t’u bërë

Soreca tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për nisjen e bisedimeve dhe se shpreson që së shpejti do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
Featured image of article: Soreca optimist mbi integrimin: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, jeni shumë pranë negociatave por janë disa detyra për t’u bërë Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

TIRANË– Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka folur për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE pas takimit të ministrave të jashtëm sot në Bruksel.

Soreca tha në një intervistë për  “Ora News” se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për nisjen e bisedimeve dhe se shpreson që së shpejti do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Pyetje: Cili është roli i pushtetit lokal në procesin e integrimit?

Soreca: Qeveritë lokale do të kenë përgjegjësinë që të bëjnë 70% të punës lidhur me procesin e integrimit kur të fillojnë negociata. Kjo do të thotë se duhet përgatitje në avancë. BE po i ndihmon të gjitha bashkitë në vend.

Pyetje: Ka një lloj skepticizmi për integrimin në rajon, sepse kushtet po shtohen dhe procesi po zvarritet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Soreca: Ne flasim me shqiptarët që t’u shpjegojmë se çfarë do të thotë integrimi për ata dhe për të gjithë rajon. Ajo që po bën Evropa për shqiptarët është që të kuptojnë vlerën e shtuar e integrimin në BE.

Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe shtetet anëtare do të takohen dhe shpresojmë që do të mbahet shpejt konferenca e parë ndërqeveritare. Pasi të fillojë ky proces, do të kemi një për shpejtim të integrimit më pas.

Pyetje: A mund të nënkuptojmë se do të kemi një datë të afërt për konferencën e parë ndërqeveritare?

Soreca: Mund të them se Shqipëri nuk ka qenë më afër se sa tani për hapjen e negociata. Duhet të bëhen disa detyra shtëpia dhe ne besojmë se vendi juaj është drejt hapjes së negociatave. Kjo është shpresa e gjithë shqiptarëve që besojnë këtë proces. Prandaj besoj se do të ketë një përkushtim të madh të zyrtarëve shqiptarë në këtë proces./OraNews

Shto Koment