Politike

Soreca mesazh për infermierët: BE ju mbështet! Dua t’ju shpreh vlerësimin, u bëtë ura bashkëpunimi

Gjatë fjalës së tij, ai falënderoi të gjithë infermierët, që sipas tij, u bënë ura bashkëpunimi për komunitetet, gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë së koronavirusit.
Featured image of article: Soreca mesazh për infermierët: BE ju mbështet! Dua t’ju shpreh vlerësimin, u bëtë ura bashkëpunimi Luigi Soreca

TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishte i pranishëm ditën e sotme në aktivitetin që u zhvillua në Amfiteatrin e Tiranës, për ditën e infermierëvë.

Gjatë fjalës së tij, ai falënderoi të gjithë infermierët, që sipas tij, u bënë ura bashkëpunimi për komunitetet, gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë së koronavirusit.

“Kundër këtij virusi dhe vaksinimi më lejoni që të falenderoj të gjithë infermierët e 4 spitaleve të COVID në Tiranë, por edhe në qytete. Dua të shpreh vlerësimin tim, për të gjithë që ishin në vijën e parë të luftës. Infermierët u bën ura bashkëpunimi, ne jemi të vetëdijshme se mungesa e stafeve për shkak të mbingarkesës janë çështje që duhet të adresohen, për të përmirësuar kushtet e punës dhe për t’i rritur ato profesionalisht dhe BE ju mbështet. Rreth 10 mln Euro vetëm për vaksinat e emergjencat”, tha Soreca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Rama: Fëmijët e bluzave të bardha që kanë rënë në krye të detyrës, mbështetje nga shteti deri në moshën 18 vjeç! Ambasadorët Kim-Soreca shprehin mbështetje: SHBA dhe BE krah jush

(a.b)/dosja.al

Shto Koment