LIVE UPDATES
Aktualitet

Soreca kërkoi zyrtarë të lartë të dënuar, VOA: SHBA dhe BE duan rezultate konkrete për ndëshkimin e korrupsionit dhe kon

6 Korrik 2021, 05:41 Nga DOSJA
Soreca kërkoi zyrtarë të lartë të dënuar, VOA:

TIRANË– SHBA dhe BE nxitën sot autoritetet shqiptare që të shtojnë rezultatet konkrete me ndëshkimin e korrupsionit dhe me konfiskimet e pasurive. Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe të Bashkimit Europian kërkuan një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve të sistemit gjyqësor në hetimin e kriminalitetit.

Këshilltari për antiterrorizmin e rajonit të Ballkanit në departamentin amerikan të drejtësisë, Clay Stiffler, tha në Tiranë se korrupsioni është armiku i drejtpërdrejtë i shtetit ligjor, ai shkel të drejtat e njeriut, shkatërron demokracinë, shkurajon bizneset dhe tregjet, gërryen cilësinë e jetës dhe lejon që krimi i organizuar dhe terrorizmi të prekin jetën e qytetarëve.

Kjo dukuri djallëzore i kap të gjithë shtetet, kudo të pasur e të varfër, të mëdhenj e të vegjël, por në vendet në tranzicion ka më shumë pasoja shkatërrimtare, tha ai.

“Rruga më e mirë dhe e vetmja për të luftuar korrupsionin është që t’I keni të pavarura institucionet e zbatimit të ligjit, prokurorët dhe gjyqtarët. Ata duhet të jenë të qëndrueshëm e të vendosur për të ndëshkuar shkelësit e ligjit dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut” – tha zoti Stiffler.

Ai i bëri këto komente gjatë konferencës mbi Sfidat në luftën kundër korrupsionit”, ku morën pjesë anëtarë të qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

“Sfida më e madhe për të luftuar korrupsionin është kërcënimi i pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, që vjen nga pushtetet politike dhe ekonomike. Vetëm një gjyqtar dhe prokuror i pavarur mund të bëjnë drejtësi të paanshme larg ndikimit të pushtetit. Shqipëria i ngriti institucionet e reja të drejtësisë dhe SHBA është gati për ta mbështetur” – tha zoti Stiffler nga departamenti amerikan i drejtësisë.

Në një zë me të ishte edhe drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Luigi Soreca, i cili theksoi se Shqipëria duhet të shtojë rezultatet në hetimin dhe ndëshkimin e rasteve të korrupsionit, si dhe konfiskimet e pasurive të këtyre të dënuarve. Për këtë nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë mes institucioneve të sistemit gjyqëosr në hetimin e kriminalitetit.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet më shumë, dhe vecanërisht në dy drejtime: dënimi dhe konfiskimet përfundimtare të pasurive. Hetimet financiare janë shumë themelore për cdo rast korrupsioni dhe atyre u duhet shkuar deri në fund. Zyrtarët që qëndrojnë prapa krimit, politikanë, gjyqtarë, prokurorë, duhet të kuptojnë se ata nuk janë më mbi ligjin” – tha zoti Soreca..

Ai kujtoi se BE ka mbështetur Shqipërinë me 60 milionë euro në 9 vitet e fundit për të forcuar pajisjet dhe njerëzit e antikrimit, duke përfshirë edhe mbështetjen në procesin e vettingut. Ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se vullneti i qeverisë për reformën në drejtësi ka qenë i palëkundur në 5 vite, reformë e cila largoi me veting një numër të madh gjyqtarësh e prokurorësh të paaftë, të korruptuar e të lidhur me krimin.

“Nëpërmjet reformës në drejtësi po kryhet pastrimi rrënjësor i sistemit të drejtësisë nga elementët e korruptuar, jo profesionalë apo me lidhje të dyshimta me krimin nëpërmjet procesit të vettingut. Nga rreth 50 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vettuar, më shumë se 60% prej tyre janë larguar nga sistemi. Nga ana tjetër është lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të strukturave të reja të posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ato tashmë kanë filluar të flasin në emër të drejtësisë penale të re me raste konkrete të procedimeve penale të nisura dhe përfunduara, dhe pasuri të sekuestruara si për raste brenda sistemit por edhe jashtë saj” – tha ministrja Gjonaj.

Krahas vetingut të gjyqtarëve e prokurorëve, janë rivlerësuar edhe drejtuesit e sistemit të burgjeve, po fuqizohet bashkëpunimi rajonal është ngritur një rrjet antikorrupsion dhe priten rezultatet e para konkrete nga SPAK dhe BKH.

Si fryt i parë i bashkëpunimit rajonal kundër krimit u vlerësua në konferencë një operacion i gjerë të premten i SPAK-ut në bashkëpunim me partner ndërkombëtarë, ku u arrestuan disa grupe kriminale në Itali e Shqipëri, që trafikonin bimë narkotike.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja clay stiffler etilda gjonaj luigi soreca arben kraja clay stiffler etilda gjonaj luigi soreca

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Korrik 2021, 21:02

LEZHË– Babai i të dhunuarës Dava, Ndue Gjoni ka dhënë një deklaratë për media, ku është shprehur se ata e kanë rrahur familjarisht dhe shkaku është p...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni