Politike

Soreca: Jeni të zhgënjyer për negociatat, ne do ju ndihmojmë për objektivat por gjërat janë në dorë të liderëve të Ballkanit

  • Deklarata e fortë e SHBA-së: Irani ju shfrytëzon për luftë, po sulmon kundërshtarët nëpëmjet Shqipërisë! Rusia dhe Kina duan kaos
  • Soreca është shprehur se SHBA dhe BE janë këtu çdo ditë për t'u ndihmuar.
    Featured image of article: Soreca: Jeni të zhgënjyer për negociatat, ne do ju ndihmojmë për objektivat por gjërat janë në dorë të liderëve të Ballkanit Luigi Soreca.

    Tiranë– Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Luigi Soreca në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’  deklaroi se të gjithë shqiptarët janë të zhgënjyer për çështjen e negociatave por ai theksoi se SHBA dhe BE janë këtu çdo ditë për t’u ndihmuar.

    Ai theksoi se Europa dhe Amerika është e gatshme të na ndihmojë për të arritur objektivat, por gjithçka varet në dorën e liderëve të Ballkanit.

    Rajoni i Ballkani është demokrat duke respektuar të drejtat e njeriut. Ne besojmë se të gjithë kemi punuar në trasnformimin, por duhet të vijojë punën  për integrimin në BE. Jam i bindur se ka pasur shumë zhgënjim nga Maqedonia dhe Shqipëria për moshapjen e negociatave. Por njerëzit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë se Europa nuk e ka ndryshuar qasjen. Ne vijojmë të qëndrojmë me Shqipërinë. Është detyrë e qeveritarëve për të bërë akoma më shumë. BE dhe SHBA do të vijojnë që të qëndrojnë këtu çdo ditë për të ndihmuar cdo ditë për të vijuar progresin përmes reformave. Reforma në drejtësi në Shqipëri ka rezultuar e suksesshme. Europa dhe Amerika do u ndihmojnë për të arritur objektivat, por gjithçka varet në dorën e liderëve të Ballkanit, ne jemi gati t’u ndihmojmë” tha Soreca.

    Në këtë konferencë ka bërë një deklaratë të fortë,  Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, e cila u shpreh se Irani Shqipërinë e shfrytëzon për luftë. Sipas saj Rusia dhe Kina duan kaos.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment