Politike

Soreca i shkon në zyrë Ilir Metës, takim “kokë më kokë” në Presidencë

Soreca i shkon në zyrë Ilir Metës. Mësohet se në këtë takim po diskutohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021 dhe situatën politike.
Featured image of article: Soreca i shkon në zyrë Ilir Metës, takim “kokë më kokë” në Presidencë Luigi Soreca dhe Ilir Meta

TIRANË-Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca po zhvillon një takim në Presidencë me presidentin Ilir Meta.

Nuk dihen ende detajet dhe arsyet e takimit, por mendohet se zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021 dhe situata politike janë temat për të cilat po zhvillohet ky takim.

Më 6 shtator Presidenti Ilir Meta dekretoi të dielën e 25 prillit të vitit 2021 si datë zgjedhjesh. Përcaktimi i datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nga kreu i shtetit, u bë pas konsultimeve që zhvilloi me të gjitha palët politike në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

 

Etiketa:

Shto Koment