Politike

Soreca tregon detaje nga Konferenca e Donatorëve: Fondi 50 mln € vjen në Shqipëri shumë shpejt, duhet pritur për paratë e tjera

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka treguar  si do të mbërrijnë këto fonde në Shqipëri për të nisur procesi i rindërtimit.
Featured image of article: Soreca tregon detaje nga Konferenca e Donatorëve: Fondi 50 mln € vjen në Shqipëri shumë shpejt, duhet pritur për paratë e tjera Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri

BRUKSEL- Shqipëria ka arritur që të mbledhë 1.15 miliardë Euro nga Konferenca e Donatorëve, ku një pjesë e madhe e tyre janë hua. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka treguar  si do të mbërrijnë këto fonde në Shqipëri për të nisur procesi i rindërtimit.

Soreca në një intervistë në RTV Ora tha se gati 400 milion grante dhe pjesa tjetër janë hua me interesa shumë të ulëta që do ndihmojnë Shqipërinë në procesin e rindërtimit. Më tej ai shtoi se donacionet do vijnë në Shqipëri shumë shpejt, duke thënë se alokimi i fondeve është çështje ditësh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Varet nga lloji i donacionit. Një pjesë e parave do të vijnë në ditët apo javët në vijim, ndërsa sa i takon institucione financiare, ato kanë rpocedurat e tyre dhe duhet të ndjekin përpara se të vijnë në Shqipëri. Presidenti i Këshillit të Europës dhe Kryeministri nënshkruan një marrëveshje ku palët u angazhuan ti japin Shqipërisë 50 milionë në formën e granteve dhe do të jenë gati në ditët në vijim”, tha ambasadori.

Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment