Politike

Soreca citon Macron-in: Nëse zbatohen kushtet, BE gati të hapë negociat me Shqipërinë

Gjatë fjalës së tij, Soreca shprehet se Shqipëria duhet të zbatojë reformat për të ecur më shpejt në rrugën drejt BE-së.
Featured image of article: Soreca citon Macron-in: Nëse zbatohen kushtet, BE gati të hapë negociat me Shqipërinë Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri

TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit TË Integrimit, ku u inauguria Shkolla e Integrimit Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Soreca shprehet se Shqipëria duhet të zbatojë reformat për të ecur më shpejt në rrugën drejt BE-së. Më tej ai citoi dhe një deklaratë të Macron, ku do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE, nëse implementohen kushtet e vendosura nga Europa.

Është diskutuar shumë këto vite në Bruksel dhe në nivel të lartë se shumë njerëz kanë zbuluar vlerat në termat e sigurisë, duke qenë edhe më shumë të përfshirë. Nënvizoj atë që ka thënë Macron, nëse zbatoni implementoni kushtet që ka thënë BE unë jam gati të hap negociatat. Një nga këto kushte është Reforma në Drejtësi, forcimi i kufijve pra reforma territoriale. Reforma në Drejtësi do të japë rezultate disa muaj më vonë kur të implementohet si paketë e plotë”, u shpreh ambasadori Soreca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në tetor KE vendosi që të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutimeve mes liderëve të BE, nuk pati një vendim unanim kër çeljen e dritës jeshile. Ishte Franca, Danimarka dhe Holanda që nuk ishin të bindura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë diskutimet për në maj 2020. Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare bëri fajtore BE-në për këtë vendim negativ.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment