Politike

Sonila Meço debat me Laert Vasilin: Unë bëj punën time, ti reciton

Vasili i tha Meços se përfaqësuesit e medias e paragjykojnë fjalën aktor, ndërsa i ka kërkuar gazetares të mos e përdorë më.
Featured image of article: Sonila Meço debat me Laert Vasilin: Unë bëj punën time, ti reciton Laert Vasili dhe Sonila Meço

Aktori Laert vasili dhe gazetarja Sonila Meço kanë debatuar në studion e emisionit “360 Grdë’ në RTV Ora.

Vasili i tha Meços se përfaqësuesit e medias e paragjykojnë fjalën aktor, ndërsa i ka kërkuar gazetares të mos e përdorë më.

Pjesë nga debati: 

Zheji: Në emisionin tim mos ma mërzit Sonilën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meço: Unë nuk jam e mërzitur sepse punën time e bëj vet, Laerti e reciton.

Vasili: Ajo fleta e bardhë që ke mbajtur ti quhet recitim dhe i shëmtuar, të bësh regji, të dramatizosh, të bësh producentin dhe të japësh mishin dhe shpirtin në skenë dhe të bësh publikun të të duartrokasi, është më shumë sesa të marrësh një flet të bardhë dhe të bësh një folse lajmesh. Kështu e keni katandisur ju përfaqëuesit e medias, sepse arti ju tremb. Atë art e sulmoni. Kur sulmon teatrin ke sulmuar gjënë me të shtrenjtë në botë. Në Shqipëri fjalën aktor e e paragjykoni dhe në emër të teatrit mos e përdor më atë fjalë.

(Marrë nga RTV Ora)

Shto Koment