Showbiz

Soni Malaj ‘hap zemrën’: Klevi më mban në pëllëmbë të dorës, jam e mrekullueshme për të

E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, Soni tha se prej 6 vitesh është në një lidhje dashurie me Klevin, ndërsa tashmë prej një viti, bashkëjetojnë.
Featured image of article: Soni Malaj ‘hap zemrën’: Klevi më mban në pëllëmbë të dorës, jam e mrekullueshme për të Soni Malaj dhe Klevi

TIRANË– Soni Malaj është shprehur e bindur se i dashuri i saj Klevi është shpirti binjak për të. E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, Soni tha se prej 6 vitesh është në një lidhje dashurie me Klevin, ndërsa tashmë prej një viti, bashkëjetojnë.

E pyetur nëse ai e mban në pëllëmbë të dorës, këngëtarja e pohoi duke shtuar se për të, ajo është shumë e mrekullueshme dhe kjo është një nga gjërat që vlerëson tek Klevi.

Pjesë nga biseda

Ardit Gjebrea: Në cilën pikë je me Klevin?

Soni Malaj: Me Klevin po bëjmë gati 6 vite së bashku, pavarësisht se ndoshta nga marrëdhënia paraardhëse, e kemi marrë dalëngadalë si marrëdhënie dhe pas 4 vite e gjysmë ne pastaj vendosëm të bashkëjetonim. Kemi më shumë se një vit që bashkëjetojmë.

Ardit Gjebrea: Si është si tip, të mban në pëllëmbë të dorës?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Soni Malaj: Ajo çfarë unë vlerësoj tek Klevi, është sepse më ka pranuar me diferencat e mia, le të themi diferencën që unë bëj tek femrat e tjera me ato të mirat dhe të këqijat dhe prapë unë atij i dukem e mrekullueshme dhe mua për këtë më pëlqen, e vlerësoj shumë.

Ardit Gjebrea: Po Klevi si tip si është?

Soni Malaj: Ka tipin që vlerëson femrat që ia dalin vetë në jetë, që nuk kanë nevojë për atë mashkullin që t’i thotë ti je më e mira, që duhet ta shtyjë mashkulli apo t’i shtrojë rrugën mashkulli. Ka vlerësuar tek unë pavarësinë, karakterin dhe gjithmonë ia kam dalë vetë pa kompromise, kjo është ajo që ka vlerësuar më së shumti tek unë.

Ardit Gjebrea: Është përfundimisht shpirti jot binjak?

Soni Malaj: Po, pavarësisht se është nga Vlora (qesh).

(f.m/dosja.al0

Shto Koment