LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi në Gjermani/ Shkelma, gërvishtje dhe goditje, dhuna ndaj personelit mjekësor në spitale është kthyer në dukuri t

16 Shtator 2021, 10:01 Nga DOSJA
Sondazhi në Gjermani/ Shkelma, gërvishtje dhe goditje, dhuna ndaj

GJERMANI- Më shumë se 1000 punonjës të spitalit e plotësuan pyetësorin e gjerë mbi sulmet fizike nga pacientët dhe të afërmit. 81 përqind thanë se kishin përjetuar dhunë fizike në punë. Kur u pyetën se si ishin sulmuar, përmendën më shumë shkelmat. Sidoqoftë, goditjet me grushta, shuplakat ose sulmet me objekte janë gjithashtu të zakonshme.

Revistat “Report Mainz” dhe “Zeit Online” mundën të bisedonin me shumë nga personali sanitar e infermieror që morën pjesë në sondazh. Njëra prej tyre është 28-vjeçarja Chantalle nga Hamburgu. Në punën e saj në një njësi të kujdesit intensiv, ajo ka përjetuar shumë sulme të dhunshme nga pacientët: “Disa janë vetëm abuzues verbalë. Pastaj ka disa që pështyjnë, që godasin, që gërvishtin”.

“Poshtëruese”

Shumë pacientë, tha ajo, janë të alkoolizuar, të droguar ose që vijnë drejtpërdrejt nga një rrahje, janë në një gjendje të jashtëzakonshme mendore. Sulmet janë shumë stresuese për infermieren, thotë ajo në një intervistë me revistën politike televizive të ARD: “Është padyshim poshtëruese. Pikërisht sepse duam t’i ndihmojmë. Dhe kur ata të pështyjnë në fytyrë si falënderim, nuk është mirë. “

Katrin Hüster thotë se kështu ndihen shumë kujdestarë. Ajo ka punuar për rreth 20 vjet në shërbimin sanitar dhe tani bën fushata për të drejtat e personelit sanitar. Së bashku me policen Ramona Thiem, ajo e krijoi sondazhin me iniciativën e saj dhe e shpërndau atë përmes Twitterit.

Sondazhi u nxit nga përshkrimet e stafit infermieror të publikuar në Twitter nën hashtagun #respectnurses. Punonjësit e spitalit raportojnë atje për përvojat e dhunës me pacientët dhe të afërmit, përshkruajnë sulme masive, publikojnë fotografi të plagëve të tyre – përfshirë mavijosjet dhe shenjat e gërvishtjeve. “Kjo ishte e frikshme për mua, përsa i përket intensitetit – si në aspektin e cilësisë së sulmit ashtu edhe në fotografitë e plagëve, që shkaktoheshin ndonjëherë. Supozimi im ishte, bazuar në këto postime në Twitter, se pjesa e paditur është e madhe,” na thotë Ramona Thiem.

Për Kathrin Hüsterin, rezultatet tregojnë se dhuna në shërbimet sanitare nuk është një fenomen i rrallë: “Kemi një përqindje të madhe, të madhe. Pavarësisht me kë flisni, ata do të thonë, po, unë kam përjetuar dhunë, dhunë fizike”. Dhe të anketuarit nuk e emërojnë psikiatrinë si skenën kryesore të dhunës, siç mund të supozohet: “Në radhë të parë vijnë pavionet normale, pastaj vjen urgjenca qendrore, pastaj vjen njësia e kujdesit intensiv dhe pastaj dikur vjen psikiatria në një pikë,” thotë Hüster.

Sondazhi konfirmon studimet e mëparshme

Sondazhi privat në Twitter nuk është përfaqësues. Por rezultati përkon me studimet e mëparshme shkencore. Për shembull, Shoqata profesionale për Shërbimet Shëndetësore dhe Mirëqënien Sociale (Berufsgenossenschaft für Gesundheitsdienst und Wohlfahrtspflege (BGW)) arriti në një përfundim shumë të ngjashëm në një sondazh të punonjësve në 81 klinika. Në këtë studim, 80 përqind e personelit infermieror deklaruan gjithashtu se kishin përjetuar dhunë brenda dymbëdhjetë muajve të mëparshëm, 70 përqind e të cilës ishte dhunë fizike.

Psikologia Claudia Vaupel e shoqatës profesioniste BGW ka mbikëqyrur studime të shumta për këtë problem dhe shpjegon se përvojat e përditshme të dhunës janë shkaku i sëmundjeve dhe çrregullimeve të shumta. Nga depresioni tek çrregullimet e gjumit “tek çrregullimi i stresit posttraumatik që kërkon trajtim”. Gjithashtu ndodh herë pas here që infermierët të heqin dorë plotësisht nga profesioni i tyre pasi përjetojnë dhunë.

Një temë tabu në shumë klinika

Një nga problemet kryesore është se njerëzit nuk flasin hapur për dhunën. Kjo është përvoja e shumë infermierëve, si Torsteni nga Gjermania veriore: “Njerëzve thjesht nuk u pëlqen të flasin për këtë. Sipas motos: Epo, është në njëfarë mënyre pjesë e punës sonë.”

Claudia Vaupel nga Shoqata profesionale për Shërbimet Shëndetësore dhe Mirëqënien Sociale e konfirmon këtë: “Është e vërtetë që është për fat të keq pjesë e profesionit, sepse numrat shifrat janë të larta në mënyrë të frikshme. Por megjithatë, një infermiere nuk ka pse të durojë incidentet e dhunës në punë. Pra, çdo punonjës në Gjermani ka të drejtë për një vend pune të sigurt dhe të shëndetshëm. Dhe në këtë drejtim, sipërmarrjet duhet të kujdesen për këtë çështje. “

Kërkesa: koncepte parandalimi dhe mbrojtjeje

Sidoqoftë, shumë spitale nuk e bëjnë këtë, kritikon specialistja e infermierisë Prof. Martina Hasseler: “Nga pikëpamja ime, shumë punëdhënës thjesht nuk e kuptojnë se ata kanë për detyrë të përkujdesen”.

Ky është një subjekt tabu sepse, sipas mendimit tim, ata kanë frikë për reputacionin e tyre “. Ajo u bën thirrje politikanëve dhe spitaleve që të mbrojnë më mirë personelin infermieror në tërësi.

Kur u pyet nëse nuk duhet të ketë koncepte të detyrueshme të parandalimit dhe mbrojtjes në të gjitha spitalet dhe në të gjitha pavionet, shoqata spitalore nuk sheh nevojë akute për veprim dhe shpjegon: “Niveli i dhunës në spitale ndryshon shumë në varësi të vendndodhjes. Në këtë aspekt, spitalet gjithashtu kanë zhvilluar koncepte të përshtatshme në secilin rast. ”

Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë e sheh problemin, por shpjegon se nuk janë politikanët, por spitalet ato që janë përgjegjëse për mbrojtjen e punonjësve të tyre./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota claudia vaupe dhuna ndaj mjekëve koronavirusi ne gjermani martina hasseler claudia vaupe dhuna ndaj mjekëve koronavirusi ne gjermani martina hasseler

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni