Politike

Sondazhi i IPR Marketing/ PS në rënie, PD rritet me 10% nga zgjedhjet e fundit

IPR Marketing ka zhvilluar sondazhin e parë të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga sondazhi, PS do të ketë rënie të votuesve, ndërsa votuesit e PD-së do të rriten me 10%.
Featured image of article: Sondazhi i IPR Marketing/ PS në rënie, PD rritet me 10% nga zgjedhjet e fundit Basha, Rama dhe Kryemadhi

IPR Marketing dhe RTV Ora publikoi të mërkurën (3 prill) sondazhin e parë për këtë vit ku tregohet orientimi politik i votës 3 prill 2019.

Në sondazh bie në sy pakënaqësia e shqiptarëve me qeverisjen e socialistëve, 34% e vlerësojnë atë negativisht, por orientimi i votës më 3 prill tregon se 44 % janë orientuar drejt PS kundrejt PD me 38% dhe LSI 15 %.

Ajo çka vihet re është se PS ka pësuar rënie me 4% në krahasim me zgjedhjet e 2017, ndërkohë PD ka pësuar rritje me mbi 10% ndërsa LSI ka një rënie fare të lehtë.

I frikshëm është trendi i shqiptarëve që duan të largohen nga Shqipëria. 62 % e të anketuarve mendojnë se nëse do u jepej mundësia do të largoheshin nga Shqipëria ku problemet kryesore janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria. 59.7 % mendojnë se jetohet keq dhe se në tre vitet e fundit kriminaliteti është rritur, ekonomia është përkeqësuar.

Kur flitet për aksionet e opozitës, protestat dhe djegia e mandateve si dhe zgjedhjet e parakohshme, shumica e te anketuarve janë kundër.

Sondazhi tregon se shumica e të anketuarve gjykojnë negativisht veprimtarinë e të tre liderëve kryesorë politikë por dhe të presidentit Ilir Meta. Konkretisht: 34.7 % e gjykojnë negativisht Ramën, 49% Bashen dhe 57.2 % Monika Kryemadhin.

Por a do të shkojnë shqiptarët në zgjedhjet e 30 qershorit? 45.6 % thonë sigurisht që po dhe shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës në krye të Partisë Socialiste.

Ky është sondazhi i parë për këtë vit, në nivel kombëtar mbi çështjet kryesore të aktualitetit. Drejtori i IPR Marketing Antonio Noto informoi se sondazhi është në nivel kombëtar dhe intervistat janë zhvilluar javën e kaluar, janë përpunuar (2 prill) dhe më 3 prill është marrë rezultati përfundimtar.

Kampioni i përdorur janë rreth 2000 zgjedhës dhe përfaqësojnë gjithë popullatën rezidente në Shqipëri. Nga Tirana janë 31.3% të intervistuarve.

Të dhënat e sondazhit u analizuan në studion e programit “Tempora” të Sonila Meços nga drejtori i i IPR Marketing, Antonio Noto, analistët dhe opinionistët e njohur Artur Zheji, Dritan Hila dhe Ben Andoni.

TABELAT E SONDAZHIT

Zgjedhjet lokale-orientimi i votës

Sipas sondazhit të IPR – ORA, 44.0% e shqiptarëve janë të orientuar drejt votës së Partisë Socialiste. 38.0% janë të orientuar drejt Partisë Demokratike, 15.0% drejt LSI. Ndërsa 3.0% kanë thënë se do votojnë parti të tjera.

Zgjedhjet politike-orientim i votës krahasur me 2017

Krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, orientimi i votës drejt PS ka pësuar rënie. Nëse në 2017 për PS kanë votuar 48.3 % e shqiptarëve, në zgjedhjet e 3 prillit 2019 do të votojnë 44.0% e shqiptarëve.
PD ka pësuar rritje krahasuar me 2017, nga 29.9% në 39.0% në zgjedhjet lokale të 3 prillit. Ndërsa LSI ka pësuar një rënie të lehtë nga 14.3% që ka qenë në 2017, 14.0% e shqiptarëve mendojnë të votojnë për LSI. Ndërsa parti të tjera nga 2.2% në 2017 janë rritur në 3% në 2019.

45% do të shkojnë të votojne në zgjedhjet e qershorit

Pyetjes: Në qershor do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ju mendoni të shkoni të votoni?

Sipas sondazhit të IPR Marketing të publikuar në RTV ORA, 45.6% e shqiptarëve kanë thënë se do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës 

Pyetjes: A mendoni se Erion Veliaj do te jetë kreu i ardhshëm i PS, pas Edi Ramës?
Shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës në krye të Partisë Socialiste. Këtë mendim e ndajnë 56.1% e qytetarëve shqiptarë. 16.7 % mendojnë se Veliaj nuk do të jetë kreu i ardhshëm i PS dhe 27.1 % janë shprehur se nuk e dinë.

Pyetjes: …Ju cilin sistem zgjedhor preferoni?

Sondazhi i IPR-ORA thotë se 60.3% e qytetarëve shqiptarë preferojnë sistemin zgjedhor mazhoritar me lista të hapura. 13.3 % janë për sistemin aktual proporcional, ndërsa 26.4 % kanë thënë se nuk e dinë.

Integrimin e do shumica

Pyetjes: … Nëse procesi i anëtarësimit në BE do të duhet të ndalet, përgjegjësia kryesore mbi kë do të binte?
Integrimi i Shqipërisë në BE e duan shumica e shqiptarëve, por nëse ky proces do të ndalet, qytetarët mendojnë se përgjegjësia është e klasës politike. 20.4% mendojnë se përgjegjësia do të ishte e qeverisë, 16.6% e opozitës dhe 55.4 % e qytetarëve shqiptarë mendojnë se përgjegjësia do të ishte e të dyjave. 7.5 % janë përgjigjur “nuk e di”.

61 % nuk mbështesin djegien e mandateve

Pyetjes: ….A pajtoheni apo nuk pajtoheni me vendimin për dorëzimin e mandateve?
61.1% e qytetarëve shqiptarë janë kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.  18.7% e qytetarëve pajtohen me vendimin e opozitës për djegien e mandateve, ndërsa 20.2% janë shprehur se nuk e dinë.

51% Jo zgjedhje të parakohshme
Pyetja: … Duke menduar për të mirën e Shqipërisë, a jeni në favor apo kundër zgjedhjeve të parakohshme?

Nisur nga situata politike në vend, ku opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, 51.9% e shqiptarëve janë shprehur kundër këtij qëndrimi. Në favor të zgjedhjeve të parakohshme janë shprehur 28.9% e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa 19.2 janë shprehur se nuk e dinë.

Shumica kundër protestave të opozitës 

Pyetje: Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Lulzim Basha po proteston kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar atë për mashtrim zgjedhor dhe për bashkëpunim me krimin dhe narko trafikantët. A ndani ose nuk pajtoheni me arsyet për protestën e opozitës?

Sondazhi i IPR Marketing i publikuar në RTV ORA thotë se 18.9 % e qytetarëve mbështesin opozitën dhe kreun e PD Lulzim Basha në protestë. 21.3% e shqiptarëve ndajnë pjesërisht të njëjtin mendim me kreun e PD, Lulzim Basha, ndërsa 38.1 % e shqiptarëve nuk ndajnë të njëjtin mendim me Bashën dhe opozitën për organizimin e protestave të tyre. 21.7 % janë përgjigjur “nuk e di”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

40 % e mendojnë negative veprimtarinë e Metes
Pyetjes: Si e gjykoni veprimtarinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta?

Sipas sondazhit, 18.1% e shqiptarëve mendojnë se veprimtaria e Presidentit Ilir Meta është pozitive, 40.9% mendojnë se veprimtaria e kreut të shtetit është negative. 29.6 % e qytetarëve mendojnë as pozitivisht as negativisht. Ndërsa 11.4% janë shprehur se nuk e dinë.

57% e vlerësojne negativisht punën e Monika Kryemadhit 

Pyetja: Si e gjykoni veprimtarinë e lideres së LSI-së, znj. Monika Kryemadhi?

Veprimtarinë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi 57.2% të shqiptarëve e kanë vlerësuar negativisht. 8.2 % e tyre mendojnë se puna dhe veprimtaria e Kryemadhit janë pozitive. 22.7% mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht, ndërsa 11.9% thonë se nuk e dinë.

49% gjykojnë negativisht punën e Bashës

Pyetjes: Si e gjykoni veprimtarinë e liderit të opozitës dhe të PD-së, z. Lulzim Basha?

Punën dhe veprimtarinë e kreut të PD, Lulzim Basha shumica e shqiptarëve e kanë gjykuar negative. Janë 49.3% e tyre që gjykojnë negativisht veprimtarinë e Bashës, ndërsa 13.7% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për veprimtarinë e PD dhe liderit të saj. 28.6 % mendojnë se puna e Bashës është as pozitive dhe as negative. Ndërsa 8.3% janë shprehur se nuk e dinë.

Pyetjes: Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

29.5% e tyre mendojnë se veprimtaria e kryeministrit Rama dhe qeverisë është pozitive, ndërsa 34.7% janë shprehur negativisht. 28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjanës, për punën e qeverisë. Një grup prej 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë.

Sondazhi: 62 % duan të ikin nga Shqipëria

Pyetjes: Nëse do të jepej mundësia, a do të largoheshe nga Shqipëria?

Emigracioni është një fenomen që në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas sondazhit të IPR Marketing të publikuar në RTV ORA, janë 62.2% e shqiptarëve që duan të largoheshin nëse do t’i jepej mundësia. 35.1% janë përgjigjur se do të qëndrojnë në Shqipëri dhe 2.8 % kanë thënë: “nuk e di”.

Pyetjes: Sipas jush, në 3 vitet e fundit kriminaliteti në Shqipëri është…

Krimi si një çështje që ka trazuar shoqërinë, por edhe klimën politike vazhdon të jetë problem për qytetarët shqiptarë. Krahasuar me 3 vitet e fundit, 53.4% e shqiptarëve mendojnë se krimi në vend është rritur. Të paktë janë ata që mendojnë të kundërtën, ku 17.0% mendojnë se ky fenomen ka pësua rënie. Janë 23.6% e shqiptarëve që mendojnë se krimi është po në të njëjtat nivele si para 3 vitesh. Ndërsa 5.9 % thonë se nuk e dinë nëse është rritur apo ka rënë.Pyetjes: Sipas jush në 3 vitet e fundit ekonomia e Shqipërisë është…

Shqiptarët mendojnë se ekonomia shqiptare nuk është përmirësuar në 3 vitet e fundit. Sipas sondazhit të IPR Marketing, 20.9% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia është përmirësuar, ndërsa 43.3 % mendojnë se ekonomia shqiptarë është përkeqësuar. 34.7% e qytetarëve mendojnë se ekonomia është njësoj si para 3 vitesh. Ndërsa 1.1% janë përgjigjur nuk e di.

Pyetjes: Cilat janë 3 problemet më urgjente për tu zgjidhur në Shqipëri?

Nga sondazhi i IPR, rezulton se shqiptarët janë të shqetësuar për papunësinë. Me 60.1% ata e kanë renditur papunësinë si problemin urgjent që duhet të zgjidhet.
Më pas vjen korrupsioni, ku 53.2% e shqiptarëve mendojnë se kjo çështje është urgjente për tu zgjidhur. Në vendin e 3-të si problem për tu zgjidhur shqiptarët kanë renditur varfërinë me 45.4%.

Pyetjes: Sipas jush Shqipëria po shkon…: 49 % po shkon në drejtim të gabuar

Janë 40.8% e qytetarëve shqiptarë që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur. Ndërsa 49.0% thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. 10.2% thonë se nuk e dinë. Pyetjes: Në krahasim me 3 vite më parë, në Shqipëri jetohet…40 % jetohet njësoj

Duke bërë një krahasim me 3 vite më parë, 18.5% mendojnë se jetohet më mirë, ndërsa 39.7% mendojnë se në Shqipëri jetohet më keq. Janë 40.5 % e shqiptarëve që mendojnë se jetohet njësoj si para 3 vitesh. 1.2 % janë përgjigjur “nuk e di”.

Pyetjes: -Sipas jush sot në Shqipëri jetohet? 59.7 % mendojnë se në Shqipëri nuk jetohet mirë

Pyetjes sesi jetohet në Shqipëri, 34 % e shqiptarëve janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 59.7% mendojnë se në Shqipëri nuk jetohet mirë. Ndërsa 5.5% janë përgjigjur nuk e di.

Kampioni i sondazheve

Antonio Noto: Sondazhi është në nivel kombëtar. Intervistat janë zhvilluar javën e kaluar dhe janë përpunuar dje dhe sot kemi rezultatin prëfundimtar. Është kampioni që kemi përdorur gjithmonë. Rreth 2000 zgjedhës në Shqipëri dhe përfaqësojnë gjithë popullatën rezidente në Shqipëri.  Nga Tirana janë 31.3% të intervistuarve.

Sondazhet sulmohen nga humbësit

Para se te hapej zarfi i sondazheve drejtori i IPR Marketing Antonio Noto u shpreh“Jemi mësuar me sulmet kudo në botë.  Sepse ne shihemi edhe si magjistarë por nuk jemi në të vërtetë, bëjmë një punë shkencore dhe jo magjie. Sondazhet sulmohen nga humbësi dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri por kudo. Por me kalimin e viteve është rritur besimi i sondazheve.”

Kush është IPR Marketing – IPR Marketing, një nga shoqëritë lider në Itali, e specializuar ne kërkimet, studimet dhe analizat e opinionit publik dhe tregut prej më shumë se 26 vjetësh, me përvojë të suksesshme ndërkombëtare.  Rikthehet në Shqipëri me sondazhin e parë për këtë vit mbi situatën në vend në bashkëpunim me RTV ORA.

Tradita 12 vjeçare – Kjo është traditë e konsoliduar 12 vjeçare e prezantimit të sondazheve, që masin opinionin publik para e përgjatë fushatave zgjedhore. Kulmon me zgjedhjet dhe EXIT Poll-et.

Suksesin e kësaj tradite dëshmojnë sondazhet e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, 2013 dhe 2017, si dhe ato lokale të vitit 2015 së bashku me exit-pollet përkatëse.

Marrë nga Ora News

Shto Koment