SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Fier ku tha se është përgjegjësi e PD t’i udhëheqë shqiptarët për realizimin e projektit që transformon Shqipërinë. Basha më tej u shpreh se sondazhet flasin për një fitore të PD, dhe shtoi se janë e forca e parë në vend. Lideri i opozitës shtoi se “banda në pushtet e Edi Ramës që ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, sot qëndron si kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur”.
“Kjo është arsyeja se pse të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm për të kaluar këtë krizë, por për t’iu përgjigjur kësaj krize me një transformim kaq të thellë politik dhe ekonomik, saqë të pamundësojmë sot e përgjithmonë, që fati i vogëlushëve shqiptarë, fati i studentëve shqiptarë, fati i të punësuarve që kanë frikë për sigurinë e punës, fati i të papunësuarve që enden rrugëve në kërkim të punës, fati i pensionistëve, i prindërve tanë, kurrë më të mos bjerë në duart e një njeriu të korruptuar apo një pale të korruptuar si kjo, e organizatës kriminale të Rilindjes”, tha Basha.
Nga ky takim lideri i opozitës tha se qeveria i ka mbyllur Shqipërisë derën e Europës për 6 vjet me rradhë. Për ta ndryshuar sa më shpejt këtë realitet, Lulzim Basha, tha se bashkimi me protestën e 13 Prillit është vendimi i duhur për çdo qytetar që e do Shqipërinë si gjithë Europa.
“Stabiliteti në Shqipëri është kërcënuar nga krimi i organizuar, në partneritet me qeverinë, ndaj e vetmja rrugë për të rithemeluar stabilitetin afatgjatë të këtij vendi është ajo që kalon përmes demokracisë së vërtetë, zgjedhjeve vërtetë të lira e të ndershme dhe drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin, me kriminelët bashkëpunëtorë të tyre. Prandaj beteja jonë është e vetmja betejë për stabilitet të vërtetë dhe është një leksion për popujt e tjerë të Ballkanit, se ky vend edhe njëherë, do t’i prijë integrimit evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke pranuar, imponuar dhe zbatuar asgjë më pak se standartet evropiane për qytetarët tanë dhe vendin tonë”m, u shpreh kryetari i PD.
Opozita për më shumë se dy muaj ka dalë nga Parlamenti dhe po vijon protesta e pandalshme, ku kërkojnë largimin e Edi Ramë si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, zgjedhje me Ramën kryeminsitër nuk do të ketë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për mediat pas seancës së zhvilluar në Gjykatën Penale lidhur me dosjen “Babale”.Në fjalën e tij, pas seancës ...
TIRANË- Deputeti më i ri i Kuvendit, Korab Lita flet për Dosja.al dhe tregon arsyet që e detyruan të futej në parlament e të dilte kështu kundër vendimit t...
KROACI– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik në kuadër të samitit të 8-të mes Kinës dhe vendeve të Europës jug-lindore. Gjatë ditës së sotme, Rama ka zhvi...
KROACI- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang. Takimi mes tyre u zhvillua gjatë zhvillimit të samitit...
POLONI- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u bëri thirrje Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit të sh...
TIRANË– Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është zyrtarisht nën gjykim lidhur me akuzat për çështjen “Babale”. Vendimi për të u mor gjatë seancës ...
TIRANË- Deputeti më i Kuvendit, Ralf Gjoni, i dalë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka treguar detaje nga mënyra sesi u bë deputet, por edhe ...
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me institucionet e pavarura, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe ambasadorët e BE-së ...
TIRANË- Në aeroportin “Nënë Tereza” ka zbarkuar ushtria prej 2 ditësh, por socialistët ende nuk e kanë ndarë mendjen nëse siguria kombëtare është cënuar os...
Tiranë- Një ditë më parë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar përgjegjësi kryesor për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas është koncesionari, pra...