Sociale

Sondazh Kombëtar/ Qëndrimet e të rinjve ndaj politikës: S’gjejnë modele suksesi në Shqipëri, gjysma e tyre preferojnë të emigrojnë në Europë

Gjysma e të rinjve që duan të emigrojnë preferojnë vendet e Europës Perëndimore. Kjo dëshirë për të emigruar lidhet edhe me sfidat, me të cilat të rinjtë mendojnë se përballet vendi ynë sot, 55% e të rinjve mendojnë se sfidat kryesore që ka Shqipëria sot janë ekonomia, punësimi dhe arsimi.
Featured image of article: Sondazh Kombëtar/ Qëndrimet e të rinjve ndaj politikës: S’gjejnë modele suksesi në Shqipëri, gjysma e tyre preferojnë të emigrojnë në Europë

TIRANË- Qëndresa Qytetare publikoi të dhënat e sondazhit kombëtar për qëndrimet e të rinvje ndaj sistemit politik, partive politike dhe sfidave sociale Plaga më e madhe sociale që ka prekur vitet e fundit brezin e ri sot është emigrimi për arsye ekonomike dhe punësimi. 71.1% e të rinjve shqiptarë planifikojnë të emigrojnë.

Gjysma e të rinjve që duan të emigrojnë preferojnë vendet e Europës Perëndimore. Kjo dëshirë për të emigruar lidhet edhe me sfidat, me të cilat të rinjtë mendojnë se përballet vendi ynë sot, 55% e të rinjve mendojnë se sfidat kryesore që ka Shqipëria sot janë ekonomia, punësimi dhe arsimi ndërsa 37% e tyre mendojnë se sfidat kryesore janë korrupsioni dhe kriminaliteti. Të rinjtë shqiptarë shfaqen të distancuar nga partitë politike ku vetëm 16.8% e tyre besojnë tek ato. Ndërkohë 64.9% e të rinjve e shohin angazhimin në parti si prestigj ose status social.

Shoqëria shqiptare ka nevojë që rinia e vendit të përfshihet në politikë për të sjellë një frymë dhe alternativë të re. 68.8% e të rinjve shqiptarë janë përgjigjur se rinia duhet të merret me politikë, por vetëm 32.3% pohojne se jane të gatshëm personalisht të përfshihen.

Pavarësisht rinovimit të klasës politike 60% e të rinjve nuk gjejnë modele suksesi tek të rinjtë në politikë. Po ashtu 45.3% e tyre mendojnë se të rinjtë në partitë politike imitojnë liderin. Ata shprehen se politikanët e rinj janë klone të politikanëve të vjetër dhe nuk kanë mendime të tyret. Por në kontrast me këtë rezultat 48% e të rinjve gjejnë modele suksesi tek politikanët e vjetër të karrierës. Politika në vend rezulton të këtë prodhuar 85% e të rinjve të pakënaqur me situatën aktuale politike në vend. Vetëm 17% e të rinjve kanë besim tek parlamenti si organ kryesor ligjvënës dhe 61% e tyre janë shprehur kundër bojkotit parlamentar.

Një pjesë e të rinjve pavarësisht se kanë votuar në zgjedhje nuk kanë arritur të përçojnë problematikat e tyre tek të zgjedhurit e tyre. 76% e të rinjve nuk kanë kontaktuar asnjëherë me përfaqësuesin që kanë zgjedhur ndërsa 39% e të rinvje nuk e njohin deputetin e zonës së tyre. Ky pyetësor u realizua në bashkëpunim me Westminster Foundation for Democracy dhe u shtri në 61 bashkitë e vendit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment