Sport

Solskjaer: Lukaku është sulmues rrace, me PSG nuk ka mbaruar akoma

Manchester United kthen rezultatin me Southampton falë dy golave të Romelu Lukaku.
Featured image of article: Solskjaer: Lukaku është sulmues rrace, me PSG nuk ka mbaruar akoma Romelu Lukaku pas shënimit te golit.
Përditësuar:

 

Manchester United ka vuajtur në Old Trafford ndaj Southampton, por në fund ka fituar 3-2 falë dopietës së Lukaku-t dhe një loje fantastike të Pereira-s.

Pas ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka folur për gazetarët: “Ishte një nga ato ndeshje që i kishte të gjitha.

Në pesë minutat e para duhet të kishim shënuar dy gola. Ata u ambientuan dhe kanë shënuar dy gola të pabesueshëm. Ekipi im reagoi në mënyrë fantastike në pjesën e dytë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kemi besim pasi kemi shumë ndeshje që nuk pësojmë humbje brenda në Angli. Lojtarët duan të kenë topin në zotërim dhe luajnë me vetëbesim.

Lukaku ka shënuar dy gola klasi, ai është një golashënues race dhe stërvitet çdo ditë për t’u përmirësuar.

Kohët e fundit kemi luajtur shumë mirë jashtë fushe dhe do të shkojmë në Paris me besim të plotë pasi nuk kemi çfarë të humbasim.

Do ta provojmë. Ky klub ka bërë përmbysje të mëdha në historinë e tij dhe ndeshja ndaj PSG nuk ka mbaruar ende.

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United

Shto Koment