Sport

Solli Lorik Canën te Olympique Marseille, ish-presidenti i klubit vdes nga koronavirusi

Mediat lokale raportojnë se 68-vjeçari vdiq në Dakar Senegal, ndërsa për francezo-senegalezin mendohet se shkaku që mbarti koronavirusin ishte një nga vizitat e tij në Bregun e Fildishtê
Featured image of article: Solli Lorik Canën te Olympique Marseille, ish-presidenti i klubit vdes nga koronavirusi Pape Diouf

Ish-presidenti i Olympique Marseille, Pape Diouf ka humbur betejën e tij kundër koronavirusit. Mediat lokale raportojnë se 68-vjeçari vdiq në Dakar Senegal, ndërsa për francezo-senegalezin mendohet se shkaku që mbarti koronavirusin ishte një nga vizitat e tij në Bregun e Fildishtê.

Familja e tij vendosi të fluturonte nga Franca për në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, por qe e pamundur ta gjenin të gjallë ish-presidentin. Diouf u bë presidenti i parë me ngjyrë i i një klubi të nivelit të parë evropian kur ai mori drejtimin e Marsejës në vitin 2005 duke u larguar në vitin 2009.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ishte pikërisht Diouf që bleu nga rivalët e PSG, Lorik Canën për 4 milionë euro duke e kthyer në flamurin e skuadrës nga Marseille.

(e,ç.dosja.al)

Shto Koment