Bota

“Të gjithë bashkë në shtëpi”, këngëtarët amerikanë organizojnë koncertin online, të ardhurat do të shkojnë për “luftën” kundër Covid-19

Shfaqja amerikane do të transmetohet drejtëpërdrejtë, në televizionet amerikane ABC, CBS dhe NBC po ashtu kjo shfaqje do të jepet në internet në orën 18;00 në EST më datë 18 Prill
Featured image of article: “Të gjithë bashkë në shtëpi”, këngëtarët amerikanë organizojnë koncertin online, të ardhurat do të shkojnë për “luftën” kundër Covid-19 Lizzo, Billie Eilish dhe Finneas

AMERIKË- Lady Gaga në bashkëpunim me OBSH po organizon koncertin “The One World: Together at Home” i cili do të jepet online më datë 18 prill. Të gjitha përfitimet do të shkojnë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Po ashtu ky koncert do të mbahet për të falenderuar të gjithë bluzat e bardha në mbarë botën duke qenë se ata kanë qenë në frontin e parë të kësaj lufte.

Në këtë koncert do të marrin pjesë Lady Gaga, Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas, Lizzo, J Balvin, Stevie Wonder, Paul McCartney, Billie Joe Armstrong of Green Day, Alanis Morissette, Burna Boy, Andrea Bocelli, Chris Martin of Coldplay, Eddie Vedder of Pearl Jam , Elton John, John Legend, Kacey Musgraves, Keith Urban dhe Lang Lang.

Shfaqja amerikane do të transmetohet drejtpërdrejtë, në televizionet amerikane ABC, CBS dhe NBC. Kjo shfaqje do të jepet edhe në internet në orën 18;00 në EST më datë 18 Prill. Ndërsa BBC One do të jap një version të adoptuar të koncertit më datë 19 prill ku do të përfshijë shfaqje ekskluzive nga artistë në Mbretërinë e Bashkuar dhe intervista me punonjës të shëndetit.

Detajet e transmetimit nuk janë njoftuar ende, megjithatë pritet që në këtë koncert të marrin pjesë edhe David Beckham, Idris dhe Sabrina Elba, Kerry Washington, Priyanka Chopra Jonas, Shah Rukh Khan. OBSH dhe platforma e veprimit shoqëror Global Citizen kanë bashkëvepruar për realizimin e koncertit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha: “Mund të duhet të jemi larg fizikisht për pak kohë, por prapë mund të bashkohemi virtualisht për të shijuar muzikë të shkëlqyeshme.  Koncerti The One World: Together at Home përfaqëson një shfaqje të fuqishme solidariteti kundër një kërcënimi të përbashkët. ”

Burimi; Theguardian

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment