Kulture

‘Soldi’ fiton festivalin ‘Sanremo 2019-të’, Mahmood: Nuk e besoj dot, është e mahnitshme!

Alessandro Mahmoud u shpall fituesi i vendit të parë në Festivalin "Sanremo 2019-të". Ai do të përfaqësojë Italinë në Eurovision me këngën “Soldi”.
Featured image of article: ‘Soldi’ fiton festivalin ‘Sanremo 2019-të’, Mahmood: Nuk e besoj dot, është e mahnitshme! Fituesi i Sanremos, Alessandro Mahmoud

ITALI- Alessandro Mahmoud, 27-vjeç me origjinë nga Egjipti ka trumfuar mbrëmjen e së shtunës duke u shpallur fituesi i vendit të parë në Festivalin “Sanremo 2019-të”.

Fituesi i Sanremos për të rinj mbërriti në edicionin e 69-të të Festivalit të Sanremos për vitin 2019 duke triumfuar me këngën “Soldi”, me të cilën do të përfaqsojë Italinë në Eurovision.

Në momentet e para pas fitores, Mahmoud u shpreh: Faleminderit të gjithëve. Unë nuk po e besoj, është vërtet mahnitshme! Ndërkohë zv.kryeministri Italian njëkohësisht Ministri i Brendshëm Matteo Salvini nuk është shprehur shumë i lumtur për fitoren e të riut egjiptian duke u shprehur : “Mahmood… mah….Kënga italiane më e bukur?!? Unë do kisha zgjedhur Ultimon, si mendoni??”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lidhur me polemikat për prejardhjen e tij,  Mahmood tha: Unë jam italian, lindur dhe rritur në Milano. Nuk ndihem i sfiduar. Në këngën time  kam vënë një frazë arabe që është një kujtim i fëmijërisë sime, por unë jam 100% italian.

Alessandro Mahmoud, me emrin e artit Mahmood, ka lindur në Milano në vitin 1992 me nënë italiane edhe baba egjiptian. Ka filluar që fëmijë që të marrë mësime për kanto lirike nga mësuesi i tij, Gianluca Valenti. Edhe në moshën 19-vjeçare vendos që të frekuentojë pianoforte. Prezantimi i tij i parë në televizion ka qenë në X faxtor, në   vitin 2012.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment