
Real Madrid tashmë e ka realizur planin për sezonin tjetër dhe për këtë janë të gatshëm të bëjnë ndryshimë radikale në skuadër pas një sezoni plotësisht të dështuar.
Real Madrid po e përfundon këtë sezon pa fituar asnjë trofe, prandaj Santiago Solari është në ditët e tij të fundit.
Skuadra spanjolle ka pesë trajner në listën e tyre për sezonin e ri, ku në krye të saj është Jose Mourinho.
Në listën e Real Madridit janë edhe trajnerët si, Jurgen Klopp, Joachim Loë, Mauricio Pochettino dhe Massimiliano Allegri.
Sipas medieve spanjolle, në listë mund të futet edhe Zinedine Zidane, që u largua nga madrilenët në verën e kaluar.
B.N/dosja.al