Kuriozitete

Pamje të rënda/ Solari i prish jetën 41-vjeçares duke e lënë të dëmtuar përgjithmonë!

41-vjeçarja kryente solar 6 herë në javë, dhe kishte të paktën 10 vite që e bënte diçka të tillë.
Featured image of article: Pamje të rënda/ Solari i prish jetën 41-vjeçares duke e lënë të dëmtuar përgjithmonë!
Përditësuar:

Morrison- Rebekah Rupp, një 41-vjeçare nga Oklahoma, e fiksuar me përdorjen e solareve për nxirje, ka mbetur e deformuar përjetë.

Ajo kishte nisur ti përdorte makineritë e solarit që në adoleshencën e saj, duke iu kthyer kështu më pas në një fiksim të tepruar.

Në vitin 2018 Rebekah i’u drejtua një dermatologu pasi vuri re se në hundën e saj ishte formuar një pikë e bardhë, e cila i shkaktonte kruajtje.

Ajo i’u nënshtrua disa trajtimeve, dhe pika në hundën e saj u zhduk, por 3 muaj më vonë mjekët e kontaktuan dhe i thanë se në trupin e saj ishte formuar një lloj kanceri lëkure, i cili duhej operuar në mënyrë urgjente.

Operimi shkoi me sukses, por i la asaj një vrimë të madhe në hundë, si dhe me një shenjë në fytyrën e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rebekah duhej të kryente dhe disa operacione plastike  shumë të kushtueshme, në mënyrë që të rregullonte shenjat që kishte.

41-vjçarja shprehet se e dinte që solari nuk i bëntë aspak mirë, dhe se njerëzit ja thonin shpesh herë këtë gjë, por nëse nuk e provon në kurrizin tënd, atëherë shpesh nuk i merr parasysh fjalët e njerëzve.

Burimi: Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Shto Koment