Aktualitet

Sokol Sadushi del para KLGJ: Në Gjykatën e Lartë do jap eksperiencën time, do zgjidh çështjen e dosjeve (VD)

Më tej tha se e kërkon këtë detyrë se donte të përballej dhe ishte i motivuar dhe bashkë me kolegë të kthente Gjykatën e Lartë ashtu siç e do sistemi i drejtësisë.
Featured image of article: Sokol Sadushi del para KLGJ: Në Gjykatën e Lartë do jap eksperiencën time, do zgjidh çështjen e dosjeve (VD) Sokol Sadushi, kandidat për anëtar të Gjykatës së Lartë

TIRANË- Sokol Sadushi, kandidat për anëtar në Gjykatën e Lartë është intervistuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Para anëtarëve të KLGJ, Sadushi tha se  ai ka një përvojë 33-vjeçare dhe shtoi se të gjithë ekperiencën e tij do e japë nëse do jetë anëtar në Gjykatën e Lartë. Më tej tha se e kërkon këtë detyrë se donte të përballej dhe ishte i motivuar dhe bashkë me kolegët ta kthente Gjykatën e Lartë ashtu siç e do sistemi i drejtësisë.

Kam një përvojë mbi 33 vjeçare si jurist, avokat, prokuror e më gjerë dhe jam sot këtu për një motiv të fortë, për të qenë pjesë e garës që Gjykata e Lartë pati riformatim, Gjykata e Lartë ka nevojë për legjitimitetin që i duhet, siç kushtetuta e ka përcaktuar. Kam objektivat e mia në lidhje me këtë gjykatë. Aktualisht kjo gjykatë nuk ka strategji dhe kjo pikërisht i duhet. Situatë problematike janë numri i stërmadh i dosjeve në këtë gjykatë, por mund të përballohet me një riformatim. Çështja e pronave dhe disa të tjera mund të bëhen unifikuese, për të shpëtuara nga ata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përvojën time ekzistojnë rregullore të tilla për të lehtësuar punën. Me rëndësi është roli i gjykatës me median, nuk ka qenë në rregull, por duhet të përmirësohet që publiku të informohet me transparencë. E kërkoj këtë detyrë se dua të përballem, jam i motivuar dhe bashkë me kolegë të kthejmë Gjykatën e Lartë ashtu siç e do sistemi i drejtësisë. Pa unifikimin e praktikës gjyqësore nuk mund të kemi evadim të çështjeve, pasi duhen vendime unifikuese nëse duam të gjykojmë në kohë çështjet. Sa më shpejt, aq më shpejt do marrë zgjidhje dhe qytetari që pret prej vitesh një vendim”, ishte kjo një pjesë nga deklarata e Sadushit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment