Virale

Socialistët puthje e përqafime para Asamblesë, veshjet që u veçuan, ‘shkëlqen’ Spiropali me Margaritin

Socialistët kanë sjellë verën në mbledhjen e Asamblesë së PS-së. Meshkujt kanë zgjedhur këmisha me mëngë të shkurtra, ndërsa gratë nuk kanëz zhgënjyer me 'lok-un' e tyre.

TIRANË– Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë e partisë dhe përveç deklaratave politike kanë rënë në sy edhe veshjet e socialistëve.

Ajo që binte në sy ishin veshjet verore më të cilat, socialistët kishin zgjedhur që të prezantoheshin gjatë Asamblesë.

Këmishat me mëngë të shkurta dominonin tek meshkujt socialist, ndërsa gratë kishin zgjedhur me shumë kujdes fustane me ngjyra dhe lule.

Ajo që ra më tepër në sy ishte Elisa Spiropali dhe ministrja Elva Margariti, të cilat dukeshin shumë të kuruara me fustanet e zgjedhura.

Mblidhet Asambleja e PS. Kryeministri Edi Rama bën ndryshime në struktura, duke larguar Ditmir Bushatin, Blerina Gjylametin dhe Lindita Nikollën. Kryesocialisti paralajmëroi të tijët se nëse nuk punojnë do të përjashtohen nga partia. Rama ftoi edhe njëherë opozitën për reformën zgjedhore, duke theksuar se ajo në drejtësi nuk negociohet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment