Politike

‘Socialistët nuk pranojnë mashtrimet e Ramës’/ Kryemadhi nga Lezha: Do t’i çjerrim maskën atij dhe zuzarëve të tij më 25 prill

VIDEO
Kryemadhi tha se në 25 prill nuk është me rëndësi se cili flamur votohet, por që qytetarët “të votojnë kundër Edi Ramës”.
Featured image of article: ‘Socialistët nuk pranojnë mashtrimet e Ramës’/ Kryemadhi nga Lezha: Do t’i çjerrim maskën atij dhe zuzarëve të tij më 25 prill Monika Kryemadhi

LEZHË-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ishte ditën e sotme e pranishme në Lezhë, prej ku iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të shkojnë në zgjedhje më 25 prill dhe të votojnë kundër Edi Ramës.

Në fjalën e saj Kryetarja e LSI tha se nuk ka asnjë socialist që pranon mashtrimet e Ramës, apo që nuk do taksa të ulëta dhe fëmijët në shtëpi. Beteja e LSI sipas Kryemadhit është që ta bëjnë Shqipërinë të shqiptarëve dhe t’ja çjerrin maskën Edi Ramës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Nuk ka socialist që do ta pranojë mashtrimet e Edi Ramës dhe të Rilindjes. Nuk ka socialist që nuk do punë dhe pagë të mirëpaguar. Nuk ka socialist që nuk do taksa të ulta apo që nuk do fëmijën e tij në shtëpi. Njerëzit janë të gjithë njëlloj përpara zotit dhe përpara ligjit, por janë të gjithë njësoj edhe përpara dashurisë për familjen dhe fëmijën e tyre. Nuk ka flamur politik që i tjetërson ato. E pra beteja jonë është e përbashkët me socialistët e ndershëm, me socialistët e zhgënjyer për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e fëmijëve të shqiptarëve, për të kthyer djemtë dhe vajzat tona në Shqipëri. Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë.’- u shpreh Kryemadhi.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment